Futboll

LIGUE 1/ Neymar kërkon largimin nga PSG-ja, 5 arsyet

Mbetet ende një çështje me disa të panjohura, ajo e transferimit të Neymar drejt Realit, por çfarë dihet me siguri tashmë, janë arsyet që e kanë çuar yllin brazilian të kërkojë largimin nga Parisi, ku në vërtetë u prit dhe trajtua si një faraon. Lajmin e publikon e përditshmja braziliane ‘UOL Esporte’, që liston 5 arsyet që e kanë motivuar sulmuesin 26-vjeçar të synojë largimin drejt ‘Santiago Bernabeut’.

Në krye të listës është pikërisht numri i faulleve të pësuar, disa prej të cilëve kanë qenë shumë të dhunshëm. Në kampionatin francez Neymar pëson rreth 5,7 faulle në një ndeshje, përballë mesatares prej 3,2 të regjistruar përgjatë 4 viteve që përformoi në Spanjë me Barcelonën.

Si arsye e dytë renditet pikërisht arbitrimi në Ligën e parë. Neymar është i bindur se është viktimë dhe i persektuar nga arbitrimi francez. Kjo është dhe arsyeja pse ai shihet shpesh herë duke protestuar në fushë.

Motivi i 3-të është niveli i dobët teknik. Neymar ka kuptuar se niveli i futbollit në Ligën e parë franceze ndryshon shumë nga ai që kishte imagjinuar, duke ulur pritshmëritë e tij për të fituar trofeun prestigjioz të ‘Topit të Artë’.

Arsyeja e 4-të e listuar nga e përditshmja braziliane, është gjendja e fushave në Francë. Neymar mësohet t’i ketë komunikuar përfaqësuesve të tij se përveç ‘Parc des Princees’, asnjë nga fushat e tjera nuk paraqitet në gjendje të mirë, duke penguar lojën e PSG-së, që rrit dhe probabilitetin për dëmtime.

Arsye e 5-të dhe e fundit është pikërisht ajo e grumbullimit. Neymar e urren faktin se për takimet në transfertë, PSG-ja udhëton me autobus për sfidat në transfertë.

Këto janë arsyet që rreshton tablodi brazilian, por mendohet te ketë edhe të tjera, gjithsesi çdo ditë e më shumë lajmet që e lidhin të ardhmen e tij me Realin shtohen, duke lumturuar organikën e Los Blancos, që e presin me entuziazëm afrimin e tij.

Related posts

SERIE A/ Barazim pa gola, Verona dhe Udinese ndajnë nga 1 pikë

Delo.autor

KËRKON PËRFORICIME TË MËDHA/ Barcelona gjen zëvendësuesin e Piques, bën “bingo” me të riun…

Delo.autor

MERKATO Sot do të prezantohet numri 10 i Inter për sezonin 2018/19…

Sadik.Autor

Leave a Comment