Futboll

LIGUE 1/ PSG-Angers, Parisi ka fituar çdo ndeshje të kampionatit në shtëpi

PSG do të kthehet në fushë pasditen e së mërkurës dhe do të presë në shtëpi Angers, një ndeshje e vlefshme për javën e 31-të, por që do të luhet sot për shkak se Parisi do të luajë finalen e Kupës së Ligës kundër Monaco 31 marsin e ardhshëm, kur do të luhen edhe ndeshjet e javës së 31-të të kampionatit francez.

Kryesuesit e Ligue 1 pritet të marrin tri pikët e radhës mbrëmjen e sotme duke parë se ata i kanë fituar të 15 ndeshjet e këtij kampionati që kanë luajtur në shtëpi me rezultatin e përgjithshëm 59 me 9. Skuadra e Emery kryeson me një avantazh prej 14 pikësh ndaj Monaco dhe ka shënuar 25 gola në 5 ndeshjet e fundit të kampionatit.

Angers, nga ana tjetër, është në vendin e 14 të renditjes me 32 pikë, katër pikë larg zonës së rënies nga kategoria. Miqtë kanë marrë dy fitore dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit që kanë luajtur në kampionat.

Ata kanë humbur 35% të ndeshjeve të kampionatit që kanë luajtur në transfertë dhe, bashkë me Montpellier, janë skuadra që ka regjistruar më shuam barazime në ndeshjet e kampionatit të luajtura larg shtëpisë. Ndeshja e fazës së parë është mbyllur 5-0 në favor të Parisit.

Related posts

Jim Pallotta takohet me Fergusonin dhe Maldinin

Sadik.Autor

A DO LARGOHET VARANE? Zidane tregon të ardhmen e francezit

Delo.autor

ZBULON “THEMBRËN E AKILIT” TË EKIPIT/ Sarri: Ajo që kërkoj është mbështetje për…

Delo.autor

Leave a Comment