Futboll Seria A Sport

24 GOLA DHE 6 ASIST/ Askush si Lukaku gjatë 40 viteve të fundit tek Inter, ja statistikat e frikshme të bomberit belg…

Vazhdon të bëjë diferencën në këtë Inter të Antonio Kontes. Romelu Lukaku nuk është thelbësor vetëm në fazën e realizimit: shokët e skuadrës i besojnë gjithmonë në situata të vështira dhe ai nuk kursehet asnjëherë. Askush nuk është vendimtar në Serinë A për gola dhe asiste sa numri 9 interist: ka marrë pjesë në 24 gola, me 18 realizime dhe 6 asiste.

Për momentin shënon me më shumë frekuencë mes goleadorëve më të mirë të historisë së Interit, më shpesh se Meaca, Altobeli dhe Boninsenja. Gjatë 40 viteve të fundit askush nuk ka shënuar si ai: me golin e kësaj të diele u ngjit në 58 brenda 82 ndeshjesh, që do të thotë një mesatare prej 0,7 golash për ndeshje, duke kaluar Meacën që mbante një mesatare prej 0,69 me 284 realizime në 408 prezenca. Për më tepër, ndodhet vetëm një hap larg Ronaldo “Fenomenit”: 59 gola, por në 99 ndeshje si zikaltër.

“MVP” I SHKURTIT – “Një muaj prej gjiganti”, ka qenë fraza e përdorur në rrjetet sociale nga Liga e Serisë A për të celebruar Romelu Lukakun, i emërtuar si lojtari më i vlerësuar i kampionatit italian për muajin shkurt. Organi futbollistik kombëtar ka veçuar disa përqindje lidhur me performancat e fundit të belgut: eficienca teknike në 97%, kalon 99% në eficiencën fizike, aftësi të shkëlqyera në qarkullimin e topit (K-Pass 96%) dhe zgjedhjet e lojës optimale: K-Solution (zgjedhjet në lojë) në 93% dhe K-Movement (lëvizjet e duhura) në 95%. E ka kujtuar profili i Serisë A në “Twitter”.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Juventus kërkon të “rrëmbejë” për 120 milionë euro yllin e Barcelonës…

Delo.autor

PAMJE TË FRIKSHME/ Serbët tregojë edhe një herë fytyrën e tyre, rrahin keq tifozin…

Isa.Autor

I JEP LAMTUMIRËN KUKËSIT/ Largohet pas dy sezonesh portieri Frashëri, ja mesazhi i tij

Delo.autor

Leave a Comment