Futboll

Liverpool ofron 45 milionë euro për portierin e kombëtares britanike

Jurgen Klopp kërkon të blindojë portën sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye është gati të investojë 40 milionë stërlina, rreth 45 milionë euro, për portierin e skuadrës së Stoke City dhe kombëtares britanike, Jack Butland. Portieri 24-vjeçar mund të jetë numri 1 i portës britanike në Botërorin e Rusisë këtë verë, duke parë se kolegu i tij Joe Hart nuk është aktivizuar shumë këtë sezon. Trajneri gjerman i Liverpool beson se Butland duhet të luajë me një ekip më të mirë dhe se transferimi në “Anfield Road” do t’i garantonte më shumë trofe në të ardhmen (pritet që të largohet Simon Mignolet dhe Loris Karius të jetë portieri i dytë).

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp

Skuadra e Manchester City regjistroi verën e kaluar rekordin e transferimit për një portier, duke paguar 34,7 milionë stërlina për Ederson, që erdhi nga Benfica. Por ky rekord mund të bjerë këtë verë në rast se Stoke City pranon ofertën prej 40 milionë stërlindash të Liverpool. Në rast se dështon blerja e Butland, atëherë skuadra e Klopp do të synojë të sjellë në Premier League portierin e Romës, Allison, por te Liverpool besojnë se përvoja e portierit të Stoke në këtë kampionat është e madhe. Liverpool po investon shumë të mëdha në repartin e prapavijës, pasi në janar pagoi 75 milionë stërlina për mbrojtësin Virgil Van Dijk.

Related posts

Gjoka flet për ndeshjen me Luftëtarin dhe për sulmin ndaj tij: Jemi nën presion…

Q.Autor

OFENDOI GJYQTARI NE KATËRT TË NDESHJES/ Ish-mbrojtësi i Kombëtares e pëson rëndë, ja dënimi që merr nga Disiplina…

Delo.autor

SUPERIORE/ Kastrioti-Laçi: Devolli dhe Prenga zbulojnë titullarët (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment