Futboll

Ndërprerja në momentin e duhur, 3 futbollistë trembin trajnerin Gjoka

Ndërprerja e Kategorisë Superiore për shkak të ndeshjes miqësore që Kombëtarja Shqiptare do të luajë të hënën ndaj Norvegjisë, ka ardhur në momentin e duhur për Vllazninë.

Shkodranëve u ka rezervuar kalendari një takim shumë të vështirë në këtë fund faze të tretë, pasi do të presë Skënderbeun kryesues dhe mungesat janë kryefjala te ekipi i Gjokës.

Por, gjithashtu trajneri pret që disa prej lojtarëve titullarë të kthehen nga dëmtimet dhe koha në dispozicion është e mjaftueshme. Gjithashtu, stafi teknik vendosi të lërë pushim dy ditë futbollistët, të cilët kanë qenë të lodhur si në aspektin fizik, por edhe psikologjik, pas asaj që ka ndodhur në takimin e fundit ndaj Kukësit.

Situata – Në stërvitjen e sotme te Vllaznia, sërish nuk do të jenë të pranishëm të gjithë lojtarët. Shkak është se një pjesë e tyre janë grumbulluar me ekipet kombëtare. Portieri Sherri dhe Krymi janë të grumbulluar me Kombëtaren u-21, ndërsa mbrojtësi Enes Isufi me përfaqësuesen e 19- vjeçarëve. Takimi ndaj Skënderbeut është e planifikuar të luhet më 28 mars në stadiumin “Loro Boriçi” dhe shkodranët pa diskutim, që do të japin maksimumin e tyre në fushë, pasi kanë nevojë më shumë se asnjëherë tjetër për pikë dhe ndaj korçarëve do të synojnë t’i marrin ato.

vLLAZNIA

Natyrisht, që deri të mërkurën e ardhshme, shpresohet që të zgjidhet problemi i Malotës, që vazhdon të jetë jashtë skuadrës për probleme personale, por edhe rikuperimi i plotë i Vucajt dhe Krymit. Të tre lojtarët janë mjaft të rëndësishëm për formacionin e trajnerit Gjoka dhe ky i fundit shpreson që t’i ketë në fushë në këtë ndeshje delikate.

Për këtë ndeshje, te Vllaznia mungojnë Sukaj, Gocaj e Mersini, të pezulluar me kartonë. Mungesa e Sukajt në vijën e parë të sulmit është mjaft e rëndësishme, megjithatë trajneri po mendon për zëvendësimin e tij në mënyrën më të mirë të mundshme. Shkodranët rrezikojnë mbijetesën dhe një hap fals në shtëpi mund t’u kushtojë shumë.

Related posts

SHRYNË MORATA/ Çfarë situate E NDYRË, ta shihja Botërorin nga televizori

Isa.Autor

PAS VENDIMIT TË CAS PËR SKËNDERBEUN/ Ish-sulmuesi i Kombëtares: FSHF t’u japë fund justifikimeve…

Delo.autor

PARA “EL CLASICOS”/ Valverde rikuperon një nga shtyllat e ekipit

Delo.autor

Leave a Comment