Futboll Seria A

Lojtari i Barcelonës fut në sherr Liverpool dhe Milan

Andre Gomes mund të nisë një aventurë të re në Premier League. Lojtari i Barcelonës, i cili nuk po shkëlqen në “Camp Nou”, kërkohet nga Liverpool. Lajmin e bën të ditur “Tuttosport”, i cili shkruan për një interes te “The Reds” në drejtim të 24-vjeçarit, duke e profilizuar si rivalin kryesor të Milanit në garën për shërbimet e mesfushorit të katalanasve.

Sipas kësaj medie italiane, te specializuar për merkaton e lojtarëve, bisedimet e para mes Liverprool dhe lojtarit portugez kanë nisur. Me këtë çështje po merret personalisht vëllai i 24-vjeçarit. Gomes e ka pasur të vështire deri tani të përshtatet në ambientet e klubit blaugrana, dhe largimi i tij gjatë verës është një hipotezë e mundshme.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp e konsideron Gomes si pasuesi ideal i Emre Can që me të gjitha mundësitë do të largohet në fund të këtij sezoni. Për këtë arsye ka biseduar personalisht me vëllain e tij për ta bindur që ta marrë mesfushorin në  “Anfield”.

Në fakt interesi i klubit anglez erdhi pas deklaratës së lojtarit i cili theksoi se “Nuk ndihem mirë në fushën e lojës, nuk po e shijoj atë që po bëj. Muajt e para ishin shumë mirë, por më pas gjërat ndryshuan.” Kaq mjaftoi që Klopp të vendosej në mobilizim për Gomes. Por nga an tjetër edhe Drejtori Sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli ka udhëruar që të vëzhgojnë nga afër 24-vjeçarin në ndeshjet miqësore që Portugalia do të zhvillojë kundër Egjiptit dhe Holandës, ku mund të konkatojnë edhe personalisht me Gomes.

Related posts

E PABESUESHME/ Ylli i Ajax i dhuroi fanellën, djaloshi e shet për… (FOTO)

Delo.autor

U DËMTUA NË NDESHJEN KUNDËR TOTTENHAMIT/ Guardiola ndez alarmin, ja sa rrezikon ylli de Bruyne

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-MANCHESTER CITY/ Guardiola synon fitoren për një hap të madh (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment