Futboll

Real Madridit mund t’i rikthehet talenti i Akademisë

Omar Mascarell i shkel syrin Real të Madridit. Pak kohë më parë është përfolur për një interesim të madrilenëve në drejtim të lojtarit të Eintracht Frankfurt, diçka që ka ndezur ëndrrën e 25-vjeçarit për të veshur fanellën e “Los Blancos”. Në një intervistë të dhënë, mesfushori deklaron se e konsideron veten mjaftueshëm të aftë për të qenë pjesë e gjigantit spanjoll.

A keni biseduar me ndonjë nga Real Madrid?

“Është diçka që e ëndërroj prej kohësh. Di që përfaqësuesi im është në kontakte me madrilenët dhe po bisedojnë mes tyre. Por kanë mbetur edhe dy muaj kampionat dhe unë duhet të jem i përqëndruar te Eintracht. Gjithsesi ajo që mund të them është që Madridi zë një vend të veçantë në zemrën time, është skuadra ime, aty ku unë jam formuar dhe për mua ata do të jenë gjithmonë mundësia më e mirë.”

Ëndrra juaj vazhdon të jetë triumfi në Madrid?

“Po, është e qartë. Kam qëndruar shumë vite atje, më formuan si lojtar dhe si person. Dashuria që kam për ta është e pafundme dhe shpresoj që një ditë te jem sërish aty dhe të arrij suksese të mëdha me këtë fanellë.”

Iu tremb fakti që të vini në Madrid dhe të mos luani?

“Pak po, do të ishte diçka që nuk do të më pëlqente. Jam një lojtar skuadre dhe e kuptoj që duhet edhe rotacioni në ekip, por nuk dëshiroj ta shoh veten në atë rol. Jam vetëm 25-vjeç, jam i ri dhe e kam që qartë që dikush përmirësohet kur luan dhe atje ku e duan.”

Related posts

SFIDA FINALE CHAMPIONS NË MADRID/ Liverpool jep lajmin e keq për Klopp, ja ylli që do mungojë

Delo.autor

ROMA “provokon “BARCELONËN/ Presim duartrokitje për MANOLASIN në “BERNABEU”

Isa.Autor

MBËRRIN NË ITALI/ Ish-lojtari i Inter kryen testet mjekësore me klubin e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment