Futboll

Mrekullia, tifozi i Barçës del nga koma pasi dëgjon himnin e Sevilla-s

Pasion, emocion, dashuro. Të gjitha këto, përveç punës thelbësore të mjekëve, kanë qenë pjesë e “mrekullisë” që ka kthyer në jetë Francesc Peralta, tifoz i ri i Barcelona-s, i cili ka pësuar një dëmtim të frikshëm në kokë gjatë një ndeshje amatorësh. I transportuar në spital në gjendje të rëndë, djaloshi është dhënë për i vdekur, por tani është kthyer të buzëqeshë pas tre operacioneve në tru, përkushtimit të mamasë dhe himnit të Sevilla-s.

Pavarësisht se të tre operacionet në tru kanë mbaruar me sukses, Frnacesc ka mbetur në koma. Në këto raste kërkohet të stimulohet një reagim nga ana e pacientit dhe mamaja, duke ditur se djali i saj adhuronte himnin e Sevilla-s “El Arrebato”, edhe pse tifoz i Barcelona-s, një ditë (kishin kaluar 17 pa asnjë përmirësim) ka vendosur t’ia pëshpëritë në vesh. Ato nota dhe ato fjalë duhet të jenë në zemrën e Francesc, i cili ka filluar të lëvizë me ngadalësi derisa është zgjuar.

Ky lajm është pritur me gëzim nga Sevilla, që i ka dërguar djaloshit, përveç urimeve për shërim të shpejtë, edhe një ftesë të veçantë. “Sapo ta marrësh veten plotësisht do të jesh i ftuari i ynë në stadium, kështu mund ta dëgjosh himinim drejtpërsëdrejti!”. Ky ka qenë mesazhi i klubit spanjoll në Twitter.

Related posts

CR7 MASKOHET PËR HALLOWEEN/ Shikoni çfarë bën në qendrën stërvitore të Juventus (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Kthehet në Shqipëri pas gati 9 muajsh, Ersil Ymeri plotëson “armatën” e Kukësit

Delo.autor

CHELSEA-ARSENAL/ Pedro ndëshkon “Topçinjtë”, ja goli fantastik (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment