Boks

Lomachenko sfidon Lineares për titullin, sfida më e bukur e peshës së lehtë

Më 12 maj, në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut do të zhvillohet dueli mes dy prej boksierëve më të mirë “pound per pound” në botë. Venezueliani Jorge Lineares do të mbrojë titullin kampion në peshën e lehtë në kategorinë WBA ndaj ukrainasit Vasyl Lomachenko, një përballje që pritet me shumë interes nga fansat. “Kjo do të jetë një sfidë e madhe në ring, pasi do të përballen dy boksierë kampionë në peshën e lehtë”, tha Oscar De La Hoya, promotori i kësaj sfide.

Lomachenko, 30-vjeç, dy herë kampion olimpik (në Pekin dhe Londër) ukrainas ka zhvilluar 11 duele si profesionist, ku numëron 10 fitore dhe vetëm një humbje, ndërsa Linarez, 32 vjeç, është më veteran në ring si profesionist, ku ka rekordin 44 fitoreve e vetëm 3 humbje. Kishte kohë që përflitej se kjo përballje do të ndodhte, por është zyrtarizuar vetëm pasi palët kanë rënë dakord për termat financiarë.

Ukrainasi Vasyl Lomachenko, gjate nje dueli

Më tej, De La Hoya, tha: “Jorge e ka konfirmuar veten si një prej boksierëve më të mirë në peshën e lehtë, por një triumf më 12 maj do të çojë atë në një nivel tjetër. Lomachenko mund të konsiderohet si një boksier shumë i mirë, por nuk i ka aftësitë e Jorge dhe jam i bindur se Linares do ta mbrojë titullin kampion bote WBA dhe atë të “Ring Magazine”. Gjithsesi, ne jemi të bindur se do t’i japim fansave një duel të madh”.

Kjo është sfida që të gjithë fansat e boksit kanë pritur, një superduel mes dy prej boksierëve më të mirë. Do t’i tregoj botës se jam më i miri në peshën e lehtë. Kam shpejtësinë dhe fuqinë për ta fituar këtë sfidë. Më 12 maj, Lomachenko do të bjerë në tapet”, u shpreh Linares. Ndërsa ukrainasi Lomachenko, tha: “Mezi po e pres këtë duel, do të jetë një përballje fantastike. E falënderoj Linares për mundësinë që më dha dhe po përgatitem intensivisht për këtë duel,  do të orgëtojë të gjithë në Nju Jork”.

Related posts

Pesha e lehtë, Lomachenko sfidon Linares për titullin kampion

Sadik.Autor

Një shqiptar mes kandidatëve për t’u përballur me Tyson Fury më 9 qershor

Sadik.Autor

PËRBALLJA E “TITANËVE”/ Tyson Fury është mbreti i ri në boks, mposht Wilder

Delo.autor

Leave a Comment