Boks

WBA ultimatum Joshua: Titullin kampion do ta mbrosh ndaj Povetkin

“World Boxing Association” (WBA) ka urdhëruar boksierin britanik Anthony Joshua, që mban titullin e kësaj kategorie, që duelin e radhës ta zhvillojë ndaj numrit 2 të kësaj kategorie, rusit Alexander Povetkin. Për të gjetur një marrëveshje, palët kanë afat 30 ditë, duke nisur nga dita e sotme.

Në rast se Joshua refuzon të duelojë me rusin, atëherë do t’i hiqet titulli kampion bote i kësaj kategorie. Ai që do të negociojë këtë marrëveshje do të jetë Eddie Hearn, menaxheri i Joshua, që tha se alternativë është edhe Deontay Wilder, kampion bote në kategorinë WBC.

Boksieri rus Povetkin dueloi në të njëjtën dite me Joshua, madje në të njëjtin ring, kur fitoi me “KO” ndaj David Price dhe ishte në formë të mirë. “WBA na njoftoi se duhet të duelojmë me Povetkin dhe se kemi 30 ditë kohë për të marrë një vendim dhe për të negociuar marrëveshjen. Kjo do të thotë që nuk kemi shumë alternativa dhe kohë dhe se përveç Povetkin do të negociojmë edhe më Wilder, për unifikimin e titujve kampionë bote”, tha Hearn, ndërkohë që këtë gjë e konfirmoi edhe stafi i Povetkin, që shpreson në një marrëveshje të mirë financiare me britanikun.

Related posts

Khabib bisedime me McGregor, dueli për titull brenda 2018-ës

Sadik.Autor

PLANIFIKON DUELIN E FUNDIT PËR KAMPIONIN E BOTËS/ Presidenti i “UFC”-së: Cormier është në kulmin e karrierës së tij dhe…

Delo.autor

20 FITORE DHE 4 HUMBJE NË UFC/ Kampioni i botës Holloway mesazh sfidantit: Këtu jam unë Zot…

Delo.autor

Leave a Comment