Futboll

Luan me Standard Liege, 19-vjeçari i “shkel syrin” Shqipërisë

Një histori sa interesante, aq edhe rrënqethëse ka familja e talentit të madh shqiptar, Lindon Selahi, që mbrëmjen e së dielës, në stadiumin “Mbreti Boduen”, festoi triumfin e skuadrës së tij, Standard Liege, ndaj Genk (1-0) në finalen e Kupës së Belgjikës. Selahu (19 vjeç), edhe pse nuk luajti asnjë minute, festimin e fitores e bëri në mënyrë të veçantë, duke dëshmuar origjinën. Familja “Selahi” është me prejardhje nga Kumanova e Maqedonisë.

Gjyshërit e tij para 60 vitesh kanë emigruar në Turqi. Mirëpo, jeta në “tokën e premtuar” nuk iu kishte pëlqyer dhe pas 4-5 vitesh vendosin që të largohen. Janë shpërngulur në Namyr të Belgjikës, ku jetojnë edhe sot e kësaj dite. Në Namyr ka lindur edhe babai i Lindonit. Edhe pse të lindur në këtë qytet, familja “Selahu” ka arritur të ruaj gjuhën dhe traditat shqiptare, një amanet i gjyshit të tij. Kontaktuam me lojtarin, i cili dha një intervistë ekskluzive për lexuesit tanë.

Lindon, na tregoni si ka nisur karriera juaj?
Me futboll kam nisur të merrem që nga mosha 7-vjeçare. Fillimisht në Namyr, pastaj kalova në akademitë e shkollave të futbollit të Standard Liege dhe Anderlecht. Pas dy vitesh u ktheva sërish në Standard, ku jam edhe sot. Kam luajtur për të gjitha ekipet zinxhirë të Standardit. Nga nëntori i vitit 2017 jam pjesë e ekipit të parë dhe tani po pres të debutoj në një ndeshje zyrtare në kampionatin belg.

Cili është pozicioni juaj në fushë?
Luaj si mesfushor.

Të dielën në mbrëmje, me Standardin, fituat kupën belge. Ju nuk luajtët, por festuat me flamur kombëtar…
Fitorja në kupë ishte objektiv i klubit, pasi tani kemi siguruar pjesëmarrjen në kualifikimet e Ligës së Europës. Unë nuk luajta, isha në pankinë dhe prisja rastin. U gëzova që fituam kupën. Isha mjaft i emocionuar. Është trofeu im i parë me Standardin. Pas përfundimit të ndeshjes mora flamurin kombëtar dhe festova në fushë. Ishte një mbrëmje e paharrueshme.

Meqë jeni të lindur në Belgjikë, keni luajtur për grupmoshat e reja të Belgjikës?
Kam qenë pjesë e grumbullimit të fundit me Belgjikën U-19.

Po nga FSHF-ja keni pasur ndonjë kontakt?
Me Shqipërinë kemi pasur kontakte më herët, ndërsa muajt e fundit jo. Tani jam i koncentruar te Standardi.

Cilën kombëtare do ta kishit zgjedhur: Belgjikën, Maqedoninë apo Shqipërinë?
Unë kam vetëm shtetësi belge. Maqedonia nuk më intereson, por vetëm Shqipëria, ose Belgjika. Mirëpo, tani nuk mund të them asgjë, sepse nuk kam folur me trajnerin e ekipit U-21, as me trajnerin e kombëtares së Shqipërisë.

Lojtari yt i preferuar?
Modric dhe Kroos janë futbollistët e mi të preferuar.
Nga Shkupi, Reshat Ibrahimi

Related posts

“SUPER MARIO” NË FRANCË/ Balotelli shënon me portën e boshatisur, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Pas një krosimi perfekt të Bytyqit, Cikalleshi mposht portierin kundërshtar (VIDEO)

Delo.autor

Owen: “Kam thënë në fillim të edicionit, Real Madridi mund ta fitojë sërish Ligën e Kampionëve”

Sadik.Autor

Leave a Comment