Futboll

Luftë në Manchester, United dhe City duan mbrojtësin e Gjermanisë

Manchester United dhe Manchester City do të luftojnë për mbrojtësin e Bayern Munich, Jerome Boateng, këtë verë, sipas “The Sun”. Boateng, 29 vjeç, u largua nga Manchester City para shtatë vjetësh dhe Pep Guardiola shpreson ta sjellë atë përsëri në “Etihad”, pasi e ka stërvitur në Gjermani, gjatë kohës së tij në krye të bavarezëve.

Barcelona dhe Real Madrid mund të jenë të interesuar, po ashtu, për Boateng, i cili vlerësohet në rreth 50 milionë euro. Guardiola është një tifoz masiv i 29-vjeçarit, pasi ka punuar me të në “Allianz Arena”. Dhe fituesi i Kupës së Botës do të forconte mbrojtjen e Pep-it, pavarësisht se Manchester City po vrapon drejt titullit në Premier League.

Manchester United, gjithashtu, është i interesuar për Boateng, teksa Mourinho dëshiron ta forcojnë prapavijën gjatë verës. Sidoqoftë, Pep Guardiola do të ketë një shans të madh për ta marrë atë, pasi bashkë fituan tre tituj të Bundesligës, midis viteve 2014 dhe 2016.
Ylli i lindur në Berlin pësoi lëndime para dy sezonesh, me një problem të kofshës, por është kthyer këtë sezon për të luajtur rregullisht. Burimet afër lojtarit presin që ai të lëvizë këtë verë.

Related posts

PAS FITORES NDAJ ARSENALIT/ Guardiola: Ai ka lindur dhe do të vdesë me atë…

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ HUNGARISË/ “HEROI” Broja: Kemi dëshirë të luajmë në Botëror, nuk jemi vend i madh por…

Delo.autor

Plas ironia në internet, tallje masive me uniformën e re të ekipit anglez (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment