Futboll

Luis Suarez, një vit pa shënuar në Champions League

Barcelona pas dy golave të shpejtë kishte më shumë nevojë të mbrohej sesa të shënonte në ndeshjen e së mërkurës ndaj Chelsea-t, por nëse do t’i duhej të shënonte, nuk duhet t’i mbajë shpresat te Luis Suarez.

Në nëntë ndeshjet e tij të fundit në Europë, uruguaiani nuk ka arritur të shënojë qoftë edhe një gol të vetëm, me të fundit që ka ardhur në përmbysjen e famshme 6-1 ndaj Paris Saint-Germain më 8 mars të 2017.

Juventus ka arritur të ndalë katër herë Suarez gjatë kësaj kohe, po ashtu edhe Sporting CP, Olympiacos dhe Chelsea kanë pasur sukses ndaj një prej sulmuesve më të rrezikshëm të planetit  në mbrëmjet europiane.

Për më tepër, Lionel Messi ka qenë lojtari që ka shënuar golat në Champions League, por edhe lojtarët së Rakitic apo Paulinho kanë arritur të gjejnë rrjetën gjatë këtij sezoni.

Gjithsesi, Suarez po kalon një formë të mirë në Spanjë dhe nga momenti në moment mund të shpërthejë edhe në Champions.

Related posts

“Guerrilsat” kundër Partizanit: U bëre palë me këtë shëmti të futbollit!

Sadik.Autor

LIVE/ Kukësi-Skënderbeu: Fundosen verilindorët, Pervan shënon të tretin

Delo.autor

MESSI NUK E LËSHON KREUN/ Ja kush ia kërcënon “Këpucën e Artë” argjentinasit

Delo.autor

Leave a Comment