Neymar prej më shumë se 2 javësh ndodhet në Brazil aty ku po rikuperohet pas operacionit që kreu në këmbën e djathtë.
Në foton e postuar futbollisti i Paris SG shkruan: “Duhet të jesh pozitiv dhe të marrësh më të mirën nga situata ku ndodhesh.”
Neymar përveç krahasimit, me këtë shprehje ka dashur t’i bëjë një nderim shkencëtarit, por kjo ide nuk është pritur aspak mirë nga komentuesit të cilët i janë kundërvënë brazilianit.
Ndër komentet negative dallohen:
“Neymar, fshije këtë që sapo postove, të lutem.”
“Je i turpshëm!”
“Nuk mund të krahasosh qëndrimin tënd të përkohshëm në karrige me rrota me atë të Hawking.”
“Imazhi jot ka nevojë të pastrohet pas këtij veprimi që bëre.”
“Jam i sigurtë që krahasimi fizik mes Neymar dhe Haëking nuk është i përshtatshëm.”