Futboll La Liga

“Magjistari” Messi shuan shpresën e Atleticos për titull. Barcelona +8 (VIDEO)

Barcelona dhe Atletico Madrid zhvilluan mes tyre në “Camp Nou” ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të La Ligas.

Kjo ishte sfida më e rëndësishme e javës, por edhe e pjesës së mbetur të sezonit, pasi përballë u vunë dy ekipet që pretendojnë titullin.

Në minutën e 26-të Messi tregon klasin e tij. Nga një goditje dënimi e dërgon topin në rrjetë, duke kaluar Barcelonën në avantazh.

Ky do të ishte goli i vetëm i kryesfidës spanjolle të javës, ku katalanasit fitojnë 1-0 dhe shkëputen 8 pikë nga Atletico Madridi, e cila tashmë ka pak shanse për të rikuperuar dhe fituar titullin në La Liga.

https://youtu.be/v91_AP8sK68

Related posts

TRONDITET INTERI/ Nuk arrihet marrëveshja, SKRINJAR do të LARGOHET në…

Isa.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Teuta mposht Kukësin falë Vilës dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Delo.autor

Kovac: Asgjë e re për Boateng, mes interesit të Manchester United

Sadik.Autor

Leave a Comment