Futboll

Man United dhe Sevilla e kërkojnë kalimin në çerekfinale, formacionet e mundshme

Manchester United e pret sonte Sevillën për ndeshjen e kthimin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Barazimi pa gola në ndeshjen e parë në Spanjë bën që United të futet si favorit në ndeshjen e kthimit në Angli, pasi deri tani këtë sezon e ka humbur vetëm një ndeshje në “Old Trafford”, transmeton Express.

Megjithatë, edhe vetë Sevilla është bërë një lloj eksperti evropian së fundmi, pasi i ka fituar tre tituj radhazi në Evropa Ligë nga sezoni 2013-14 deri në sezonin 2015-16.

Se a do të arrijë të bëjë befasi Sevilla dhe ta vazhdojë suksesin edhe në Ligë të Kampionëve, mbetet të shihet.

Formacioni i mundshëm i Manchester United: De Gea; Valencia, Bailly, Smalling, Young; Matic, McTominay; Mata, Lingard, Alexis; Lukaku.

Formacioni i mundshëm i Sevillës: Rico; Mercado, Kjaer, Lenglet, Escudero; N’Zonzi, Banega; Sarabia, Vazquez, Correa; Luis Muriel.

 

Related posts

LIVE/ Uruguaj- Portugali. Suarez dhe Ronaldo në përballjen vendimtare

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE/ Triumfon Shkëndija e Ernest Gjokës, kalon Botosanin falë një “perle” të Ibrahimit

Delo.autor

Nuk është Higuain/ Milan kërkon një tjetër lojtar për ta shkëmbyer me Bonuccin

Isa.Autor

Leave a Comment