Futboll

Mourinho i reagon De Boerit: Je trajneri më i keq në histori të Premierligës

Jose Mourinho e ka cilësuar Frank De Boerin si trajnerin më të keq në histori të Premierligës angleze, pasi ky i fundit e kritikoi portugezin për historinë e tij me zhvillimin e lojtarëve të rinj.
Ish-trajneri i Ajaxit dhe Interit, De Boer madje ka shkuar edhe më larg duke sugjeruar se është turp për Marcus Rashford që Jose Mourinho është trajneri i tij dhe kujdeset për zhvillimin e tij si lojtar, transmeton Express.

Mourinho i është përgjigjur atij duke ia përmendur atij rekordin tejet të dobët në krye të Crystal Palace.

“I kam lexuar disa komente të trajnerit më të keq në histori të Premierligës, Frank de Boerit”, ka thënë Jose Mourinho.

“Ai kishte shtatë ndeshjes, shtatë humbje dhe zero gola dhe po thotë se nuk është mirë për Rashfordin që unë jam trajner i tij?. Nëse do të stërvitej nga ai, atëherë do të mësonte si të humbiste, sepse ai [De Boer[ e ka humbur çdo lojë”, ka shtuar Mou.

Related posts

E PAZAKONTË/ Skuadra e një universiteti kualifikohet për në Europa League, ja emri i klubit

Delo.autor

PRITET TË LARGOHET NGA FENERBAHCE/ “Bomberi” Muriqi drejt Anglisë. Mund të luajë në sulm me yllin e Premier…

Delo.autor

Kukësi me sytë nga kurbinasit, sulmuesi “peng” i Laçit për shkak kontratës

Sadik.Autor

Leave a Comment