Futboll

Raphael Varane konfirmon interesin e Manchester United

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane, pranoi se Manchester United ishte, në një moment, i interesuar për shërbimet e tij. Ndërkombëtari i Francës arriti në “Santiago Bernabeu” në vitin 2011, kur trajneri aktual i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho, ishte ende në krye të gjigantëve të La Liga-s. Varane është lidhur sërish me një kalim të mundshëm te Manchester United, që kur Mourinho mori në dorë drejtimin e skuadrës nga “Old Trafford”.

Vetë 24-vjeçari konfirmoi se kishte pasur interes nga klubi i Premier League. I pyetur në “El Larguero”, nëse ishte thirrur nga Mourinho për të shkuar te Manchester United, Varane tha: “Jo, jo drejtpërdrejt. Kishte kontakte, por jo direkt.” Varane, gjithashtu, kishte lavdërime për yllin e “Djajve të Kuq”, Romelu Lukaku, duke nënvizuar se sulmuesi i Belgjikës ua bën të vështirë jetën kundërshtarëve. Ndërsa vuri në dukje yje të tilla si Lionel Messi, Neymar, Didier Drogba, Harry Kane dhe Robert Lewandowski, Varane tha se ishte më e vështirë për t’u përballur me Lukakun. “Ndihem më rehat me lojtarët e shpejtë, sepse përpiqem ta kontrolloj thellësinë, – tha ai. – Për cilësitë e mia, është ajo që preferoj”.

Related posts

Nis sfida. Kazma për të larguar fantazmat e rënies, Luftëtari për të ‘blinduar’ vendin e 3

Sadik.Autor

“ÇMENDURI” NË FRANCË/ S’ia kishte marrë kurrë mendja, futbollistit të PSG i ndodh e papritura me prostitutën

Delo.autor

TRIUMFOJNË ME TRAJNERIN E RI/ Roma fiton me përmbysje dhe i afrohen “Zikaltërve”

Delo.autor

Leave a Comment