Futboll

Manchester City nuk po shet dot biletat për ndeshjen ndaj Liverpool në Champions League

Shumë tifozë të përhershëm në Anfield nuk kanë gjetur bileta për ndeshjen në shtëpi ndaj Manchester City në Champions League – ndërsa City po vuan të shesë bileta për ndeshjen e kthimit.

Të mërkurën e ardhshme do të luhet ndeshja e parë dhe biletat janë shitur në një kohë rekord nga tifozët e Kuqë.

Dhe zhgënjimi i tyre do të jetë shtuar kur kanë parë se biletat për ndeshjen e kthimit nuk po mbarojnë. Biletat dolën në treg të hënën, por akoma ka në gjendje në faqen zyrtare të klubit.

Megjithëse City po bën një sezon të madh në Premier League dhe është mes tetë më të mirëve në Champions League, nuk ka arritur të mbushë plotë Etihad për asnjë nga ndeshjet europiane këtë sezon.

Liverpool e ka shitur pjesën e tij për ndeshjen ndaj City-t edhe në Etihad.

Related posts

“ËSHTË ENDE HERËT PËR TË FOLUR PËR TITULL”/ Nagelsmann: Reagim kampionësh, Lewandowski një fenomen

Delo.autor

QATAR 2022/ Njihuni me “Top 10” Kombëtaret më të vlefshme në botë, Anglia kryeson listën

Delo.autor

Lëshohet urdhërarrest për presidentin e PAOK-ut dhe katër persona tjerë që…

Q.Autor

Leave a Comment