Futboll Seria A Sport

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Ibrahimovic barazon ish-sulmuesin Shevchenko dhe… veten

Varësia e ekipit ndaj tij është e dukshme. Statistikat janë të gjitha në anën e Zlatan Ibrahimoviçit që ashtu si Sheva në 2001-shin po gjen golin prej gjashtë ndeshjesh radhazi.

Në epokën e tri pikëve, vetëm ukrainasi dhe suedezi (edhe në 2012-ën) kanë prekur maja të tilla.

Sikur të mos mjaftonte, që nga zbarkimi i tij te Milani, 39-vjeçari ka marrë pjesë në aksionet e 23 golave në 22 ndeshje të kampionatit. 17 gola dhe 6 asiste për Ibrën që udhëheq i vetëm renditjen e golashënuesve të Serisë A me 7 realizime në gjashtë javët e para.

Që pas pandemisë, kuqezinjtë kanë një rendiment stratosferik, falë edhe sulmuesit që me 14 gola dhe pesë asiste ka marrë pjesë në 19 gola të ekipit duke bërë më mirë se çdokush tjetër.

Shifra të çmendura që bëjnë “Djallin” të shpresojë se mund të arrijë në parajsë.

Related posts

LAJMI I KEQ PËR GATUZON/ Dëmtohet lojtari titullar dhe humbet sfidat ndaj Juventusit e Atalantës

Delo.autor

RRËFIMI I RRALLË PËR “AS”/ Mesfushori Bare: Për futbollin sakrifikova gjithçka, jetova pa shokë dhe larg familjes…

Delo.autor

Kastrioti-Skënderbeu/ Korçarët fitojnë pjesën e parë, vendosin Demte dhe perla e Bregut (VIDEO)

Isa.Autor