Futboll Sport

DISFATË NDAJ UKRAINËS/ Shqipëria U-16 luan ndeshjen e parë miqësore

Kombëtarja shqiptare U-16 luajti sot në “Shtëpinë e Futbollit” ndeshjen e parë miqësore ndaj Hungarisë. Kuqezinjtë u mundën 0-2.

Trajneri Andrea Tedesco e nisi takimin me këtë formacion titullar: Simon Lleshi (GK), Elton Dodaj, Frensi Mali, Petro Marku, Emiljanko Malko, Afrim Gashi, Kledi Qosja, Eris Kurtulaj, Arber Lleshi, Alvin Zekaj (C), Denis Matraku.Shqipëria krijoi rastin e parë të rrezikshëm me Kledi Qosjen, i cili provoi me një goditje në minutën e 7-të, por portieri kundërshtar e ndali topin. Kuqezinjtë ishin më kërkues dhe iu afruan sërish golit në minutën e 21-të, kur Alvin Zekaj gjuajti nga brenda zonës, por sërish portieri e priti goditjen.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Fraksioni i dytë nisi më mirë për Hungarinë, e cila kaloi në avantazh me golin e Varga Zsolt. Më pas, miqtë dyfishuan rezultatin falë një penalltie, që u ekzekutua saktë nga Polonkai Noel.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 0-2, pavarësisht përpjekjeve të kuqezinjve për të gjetur rrugën e rrjetës deri në fund.

Ndeshja e dytë miqësore mes Shqipërisë U-16 dhe Hungarisë U-16 do të luhet të enjten, në “Shtëpinë e Futbollit”, në orën 14:30.

Related posts

ISHTE SHUMË PRANË LARGIMIT NË JANAR/ Arsenali tenton të joshë sulmuesin e Juventusit

Delo.autor

DERBI I MADONINËS/ Pioli mendon shtatë ndryshime, Conte konfirmon Eriksen, ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

YLLI ITALIAN MAGJEPS TRAJNERIN E PSG-SË/ Pochettino-n: Nuk është një surprizë, ka një potencial të madh

Delo.autor

Leave a Comment