Futboll

Zbulohet formacionin anti-Norvegji dhe se kush do të mbajë shiritin e kapitenit

Kombëtarja shqiptare vijon me përgatitjet intensive në terren në kuadër të miqësores me Norvegjinë, që do të zhvillohet këtë të hënë në “Elbasan Arena”. Atmosfera në ekip duket mjaft pozitive, me lojtarët që shkëmbëjnë batuta me njëri-tjetrin.

Gjithsesi gjatë stërvitjes Christian Panucci është shumë strikt dhe kërkon seriozitet maksimal. Formacioni me të cilin 44-vjeçari do të zbresë në fushë është 4-3-3, por dilemat e mëdha të trajnerit janë në mbrojtje dhe në mesfushë.

Të paktën këtë ka treguar gjatë kësaj jave në seancat stërvitore. Që italiani pëlqen një lojë sulmuese kjo nuk është diçka e re, pasi e ka treguar edhe gjatë kualifikueseve të fundit, ndryshe nga De Biasi.

Thomas Stakosha do të aktivizohet mes shtyllave dhe përpara tij në qendër të mbrojtjes do të luajnë Mavraj dhe Gjimshiti. Hysaj e ka të sigurtë vendin në krahun e djathtë, ndërsa në të majtë Lenjani dhe Aliji janë në balotazh.

Gjithsesi kosovari duket më i avantazhur për të zbritur nga minuta e parë. Në krahun e majtë të mesfushës do ta nisë nga minuta e parë Qaka, ndërsa në të djathtë Xhaka dhe pak më i tërhqur se ata do të luajë Ramadani, i cili ka qenë në balotazh me Lilajn, por mesfushori i Skënderbeut u dëmtua dhe Panucci u detyra të thërriste menjëherë kapitenin e U-21, Keidi Bare.

Në repartin e sulmit, Roshi do ta nisë nga minuta e parë në të djathtë, teksa ai do të jetë edhe kapiteni i Kombëtares në këtë ndeshje (sipas rregullit të Panucci-t lojtari që ka më shumë ndeshje mban shiritin), ndërsa në të majtë Grezda në mbështetje të sulmuesit të vetëm, që do të jetë Armando Sadiku. Elbasanasi është në balotazh me shkodranin, por duket se ai e ka fituar duelin pas dy golave në ndeshjen e kontrollit brenda grupit. 

Related posts

PUNËTORI I PSG “ÇMEND” NEYMAR/ Ja çfarë i thotë brazilianit (VIDEO)

F.autor

Shkëlqyen në Botëror/ Yjet shqiptarë në garë për një çmim të rëndësishëm

Isa.Autor

Bayern Munchen heq dorë nga SULMUESI KROAT, Man United shpreson…

Isa.Autor

Leave a Comment