Futboll

Manchester United, Sanchez: “Jam futbollist i klasit botëror, krenar që jam më i paguari”

Të shumta kanë qenë kritikat e lëshuara sëfundmi në adresë të Alexis Sanchez, që kur është transferuar te Manchester United. Në fakt, kileni ka shënuar vetëm një gol që nga afrimi te “Djajtë e kuq”. Kujtojmë se sulmuesi 29-vjeçar është transferuar te United i Jose Mourinho gjatë merkatos së janarit, duke u bërë futbollisti më i paguar në Premier League, pasi firmosi një kontratë prej më shumë se gjysmë million euro në javë.

 

Por pavarësisht të gjithave, duket se nuk ka gjetur ende ritmin e tij te skuadra e re. Referuar asaj që raporton ‘Sports Mole’ gjatë një interviste për televizionin kilen, sulmuesi i Manchester United ka pranuar se nuk e ndjen presionin për faktin që është më i paguari, përkundrazi, është shumë krenar. “Presioni nuk luan kundër meje, përkundrazi më ndihmon. Aq më shumë jam nën presion, më mirë jam. Ndihem një futbollist i rëndësishëm në nivel botëror, dhe të jem më i paguari në Premier League, më bën të jem krenar që jam kilen”, deklaroi Sanchez.

Related posts

IU RREZIKUA KARRIERA ENDE PA NISUR/ Talenti i madh italian jep lajmin e gëzuar për klubit dhe tifozët (VIDEO)

Delo.autor

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Shtutgarti vendos të ardhmen e francezit Pavard

Isa.Autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Ylli shqiptar i shënon gol kryesuesve të Galatasarayt (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment