Futboll La Liga

Ronaldo ka rilindur, zbulohet sekreti se si u rikthye në makinë golash

Cristiano Ronaldos iu desh që të priste deri në muajin tetor që të mund të shënonte golin e parë në La Liga. E të mendosh që deri në atë kohë, rivali i tij, Lionel Messi kishte realizuar 11 të tillë.

Kjo solli shumë thashetheme, e një ndër to se si ylli i Real Madridit po e ulte ritmin ndërsa po mendonte largimin me klubin pasanik të PSG-së që ishte gati të shpenzonte miliona për të, e ku CR7 do t’i jepte fund karrierës së tij.

Por duket se të tilla zëra janë shuar nga paraqitjet e Cristiano Ronaldos, që në moshën 33 vjeçare duket sikur ka rilindur falë golave të tij të shumtë. Kthesa e madhe ndodhi sidomos me nisjen e fazës së dytë.

Në 6 takimet e fundit, portugezi ka realizuar 14 gola për Realin dhe 2 të tjerët për Portugalinë në shtesë në mbrëmjen e së premtes, e duket njësoj si në kohët e vjetra. E njëjta paraqitje si dikur, kur shënonte më shumë se një gol për ndeshje. Por në ditët e sotme, këtë gjë e ai e ka bërë ndryshe.

Ndërsa më parë shpërthente nga krahët, tani “punën e pistë” e bën brenda zonës së rreptësisë. Madje statistikat tregojnë se sulmuesi portugez ka kryer numrin më të pakët të driblimeve për ndeshje gjatë gjithë karrierës së tij.

E prapë, ai është makthi më i madh i një mbrojtësi, ku vështirë t’i ketë ikur besimi te vetja, ndërsa ka realizuar 12 gola në Champions këtë sezon. Pak pasi realizoi golin e tij të parë në La Liga, në mediet spanjolle doli një lajm sikur CR7 kishte hedhur një bast me shokët e ekipit.

Golashënuesit më të mirë të La Liga-s

Lionel Messi – 25

Cristiano Ronaldo – 22

Luis Suarez – 21

Portugezi u betua se ai do të shpallej golashënuesi më i mirë i Spanjës për sezonin 2017/18 edhe pse ishte 10 gola pas rivalit të tij, yllit të Barçës, Lionel Messi. Kapiteni Sergio Ramos dhe Marcelo e pranuan bastin. Pas 5 muajsh, “Pleshti” vazhdon të kryesojë si golashënuesi më i mirë në Spanjë (25 gola), por pas tij vjen CR7 me 22 gola.

Ditën që Mohamed Salah realizoi 4 kundër Watford në Premier League, Ronaldo u përgjigj me të njëjtën monedhë në sfidën kundër Girona-s në La Liga.  Të katërta gjuajtjet e portugezit u bënë nga brenda zonës në “Bernabeu” dhe aty ai ka bërë të gjithë dëmin këtë sezon.

Përqindja e golave brenda zonës së rreptësisë

2017-18: 100%

2016-17: 88%

2015-16: 86%

2014-15: 90%

2013-14: 81%

2012-13: 85%

2011-12: 85%

2010-11: 85%

2009-10: 81%

Ronaldo nuk ka realizuar një gol nga jashtë zonës së rreptësisë në La Liga në 2017/18 dhe nëse nuk ia del, atëherë kjo do të ishte hera e parë për të te “Galaktikët”. Deri më tani, 22 rrjetat kanë qenë brenda zonës.

Por ka një keqkuptim sa i përket realizimit të golave. CR7 nuk rri e pret që t’i vijë topi e ta gjuajë. Përkundrazi, ai e krijon vetë fatin e tij . Mjafton të shikojmë dy golat e fundit me Portugalinë kundër Egjiptit. Të dy me kokë. Në të parin, pa krosin dhe gjeti hapësirën, kurse në të dytin fitoi duelin me dy rivalë. Salah 1 – CR7 2

Hera e fundit kur portugezi realizoi një gol në La Liga nga jashtë zone ishte në majin e 2017-ës kundër Celta Vigo-s.

Por tani rrallë krijon shanse për gola të tillë. Statistikat e tregojnë këtë. Në sezonin tij të parë, ai pati 68.2 prekje për ndeshje.  Tani, mesatarja është 44.8 prekje për ndeshje. Sepse tani nuk rri më në krahë për të terrorizuar mbrojtësit rivalë. Vendi i tij i preferuar është 17 metra larg portës ose më pak.

Driblimet e CR7 për 90 minuta

2017-18: 2.3

2016-17: 2.65

2015-16: 3.11

2014-15: 3.75

2013-14: 5.14

2012-13: 4.11

2011-12: 5.5

2010-11: 5.46

2009-10: 6.52

Në 2016-17, edhe pse Reali fitoi La Liga, Champions, Super Cup dhe Club World Cup, shifrat e tij treguan rënie. Ishte sezoni i tij më i dobët për të shënuar, gjuajtur dhe asistuar, Kurse tani, ka përmirësim në të gjitha këto kategori.

Prekjet e topit për 90 minuta

2017-18: 44.8

2016-17: 44

2015-16: 46.8

2014-15: 53.9

2013-14: 53.6

2012-13: 51.6

2011-12: 60.2

2010-11: 61.7

2009-10: 68.2

Vetëm numri në lidhje me driblimet ka rënë, duke qenë se Cristiano Ronaldo shmang vrapimet e tani vetëm synonte jetë në vendi në duhur dhe në kohën e duhur.  Me 12 gola në Champions dhe 22 në La Liga, starti i tij i dobët është harruar. CR7 ende është një futbollist që ka të drejtë të thotë me plot gojën se është më i miri.

Golat për çdo sezon

2017-18

Golat: 22

Brenda zonës: 22

Jashtë zonës: 0

2016-17

Golat: 25

Brenda zonës: 22

Jashtë zonës: 3

2015-16

Golat: 35

Brenda zonës: 30

Jashtë zonës: 5

2014-15

Golat: 48

Brenda zonës: 43

Jashtë zonës: 5

2013-14

Golat: 31

Brenda zonës: 25

Jashtë zonës: 6

Related posts

TRANSFERIMI I ASLLANIT TE INTERI/ Sot është dita vendimtare, zikaltrit duan ta mbyllin sa më shpejt

F.autor

PAS FITORES NDAJ FLAMURTARIT/ Mema: Duhet të ndërhymë në merkato, ja ku po shikojmë…

Isa.Autor

“MCN” shënon më shumë se krejt Real Madridi. Hija e PSG-së afrohet mbi “blaugranët”

Q.Autor

Leave a Comment