Futboll

Maroku prezantoi kandidaturën për të mikpritur finalet e Botërorit 2026

Një projekt ambicioz i vendit afrikan që do të rivalizojë me një të përbashkët të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Meksikës.

Maroku ka parashikuar ndërtimin, apo rinovimin e 14 stadiumeve. Informacione më të detajuara nga komiteti organizator i vendit afrikan do të jepen në një konferencë që do të mbahet të shtunën. Kandidatura e përbashkët e vendeve të Amerikës Veriore dhe Qendrore numëron 24 stadiume.

Botërori i 2026 do të jetë i pari me 48 pjesëmarrës në fazën finale dhe vendimi për mikpritësin e turneut do të merret më 13 Qershor të këtij viti në kongresin e FIFA-s që do të zhvillohet në Moskë. Për këtë do të votojnë 211 shtetet anëtare, një zgjedhje që bëhet për herë të parë në këtë mënyrë

Related posts

ATË QË S’E BËN POLITIKA, E BËN SPORTI/ UEFA detyron shtetet evropiane të njohin Kosovën, ja arsyeja

Delo.autor

SFIDA NDAJ LAÇIT NË “ELBASAN ARENA”/ Dinamo bën njoftimin e rëndësishëm për tifozët (VIDEO)

Delo.autor

(FOTO) Zyrtare/ Barcelona zbulon numrin që do të mbajnë blerja më e re

Q.Autor

Leave a Comment