Futboll

Liverpool-Watford, “Të Kuqtë” s’mund të gabojnë më në kampionat

Liverpool ka zbritur në vendin e katërt të Premier League pas humbjes së pësuar në javën e fundit të kampionatit kundër Manchester United në “Old Trafford”. Gjithsesi, skuadra e Klopp ka një avantazh prej katër pikësh me Chelsea-in e vendit të pestë, por nuk mund t’i lejoj vetes të bëjë asnjë gabim në ndeshjen që do të luajë pasditen e së shtunës në “Anfield” kundër Watford.

Miqtë nuk po kalojnë një moment aspak të mirë dhe do të paraqiten në këtë sfidë pasi kanë grumbulluar vetëm një pikë në tetë ndeshjet e fundit të kampionatit që kanë luajtur në transfertë, në të cilat kanë shënuar vetëm dy gola. Në javën e fundit, ata janë mundur 3-0 në fushën e Arsenal dhe nuk pritet që të largohen me pikë as nga “Anfield”.

Për më tepër, mbrojtja e tyre do të ketë detyrën e vështirë që të ndalë Mohamed Salah, golashënuesi më i mirë i Premier League, i cili do të kërkojë të shlyejë paraqitjen e keqe të bërë kundër United. Liverpool ka dominuar ndeshjet e luajtura kundër Watford me 17 fitore të marra në 23 ndeshje.

Verdhezinjtë kanë fituar vetëm katër. Gjithashtu, “Të Kuqtë” kanë marrë 10 fitore dhe 1 humbje në 11 ndeshjet e fundi që ka luajtur kundër Watford në “Anfield”.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Nuk pranoi të aktivizohet në miqësore, ylli i Chelsea-t lihet jashtë kombëtares. Ja emri…

Delo.autor

HUMBJA NË DERBI NDAJ LAZIOS/ Trajneri i Romës ndjen ende keqardhje për tifozët: Nuk do të duhet të ndodhë më

Delo.autor

ARSENAL SHUMË PRANË AKORDIT ME MBROJTËSIN BRAZILIAN/ Kjo lëvizje mund të sjellë efekt domino në merkato

Delo.autor

Leave a Comment