Futboll La Liga

Martin Odegaard do të kthehem tek Real Madrid në fund të sezonit

Martin Odegaard ka zbuluar se do të jetë me Real Madridin në parasezon dhe më pas, nëse Zinedine Zidane vazhdon të jetë trajner i Real Madridit, do të vendoset nëse është gati për ekipin e parë apo do të huazohet edhe për një sezon.

19 vjeçari aktualisht është i huazuar në Holandë te SC Heerenveen, aty ku luan edhe anësori i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli.

“Do të tentoj ta përfundoj sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të kthehem në Real Madrid në verë, për t’iu bashkuar ekipit në parasezon. Më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Odegaard.

Odegaardi zgjodhi Realin, edhe pse kishte shumë oferta tjera: “Nuk pendohem për asgjë. Jam i lumtur. Unë e di se duhet të jem i durueshëm sepse Real Madridi është klubi më i mirë në botë”.

Related posts

MERKATO E DOBËT/ Tottenham turpërohet në Spanjë, ka nevojë për përforcime (VIDEO)

Isa.Autor

MOURINHO PRANË SHKARKIMIT/ Trajneri i njohur ITALIAN një hap larg Man United

Isa.Autor

Ish- lojtari i BARCËS: Jam më i shpejtë se Usain BOLT me topin në këmbë

Isa.Autor

Leave a Comment