Futboll Premier League Sport

Formacioni i 11 mëngjarashëve më të mirë në botë është i frikshëm

E majta është një këmbë e fortë, e bekuar, që ka karakterizuar karrierën e shumë lojtarëve dhe që akoma sot vazhdon të karakterizojë karrierën e shumë kampionëve. Por cilët janë 11 mëngjarashët më të mirë të planetit?

Porta e këtij formacioni mbrohet nga mëngjarashi Courtois. Belgu, pavarësisht kritikave të marra për disa gabime të bëra në Champions League kundër Barcelona-s, fiton garën me Ederson për shkak se ka një vlerën më të lartë në merkato.

Courtois, në fakt, edhe pse nuk ka zhvilluar një sezon shumë të mirë, e siguron fanellën e titullarit falë vlerësimit 60 milionë euro në treg. 10 milionë më shumë se vlerësimi i portierit të Manchester City.

Në mbrojtje, para gjigantit belg, janë Marcelo dhe Alba në krahë dhe Laporte-Umtiti në qendër. Një repart që ka një vlerë të përgjithshme prej 220 milionë eurosh.

Mesfusha përbëhet nga një treshe cilësore, e cila përbëhet nga James Rodriguez, Lemar dhe Saul Niguez. Një treshe kjo që do të luajë mbështesë një sulm ëndrrash, i formuar nga Griezmann, Messi dhe Dybala. Një tredhëmbësh i dobët fizikisht, por me një nivel shumë të lart teknik, i aftë të terrorizonte çdo mbrojtje.

Related posts

“NË GJËNDJE RËNDË, POR GJALLË”/ Raiola “driblon” sërish vdekjen, poston edhe në Twitter

bora.autor

Luftëtari pranë golit, Dejvi bregu rrezikon portën e Partizanit (Video)

Sadik.Autor

“FITORET ME “MANITA”/ Askush si Spanja, hyn në histori të Kampionatit Europian

Delo.autor

Leave a Comment