Futboll

Martohet tifozi Kuq e Zi në “Elbasan Arena”, si i propozoi vajzës me banderola gjigante

Përpara fillimit të takimit Shqipëri-Norvegji në tribunën anësore të “Elbasan Arenës” po përgatitej një propozim për martesë nga një prej tifozëve. Kjo u evidentuar nga 3 banderola në të cilën shkruhej: “a je gati”, “mendohu mirë”, “shihemi në dasmë”.

Dhe nga se  mëson në pushimin ndërmjet dy pjesëve përgjigjja e vajzës ka qenë “po”.

 

Ideja ka qenë e njërit prej anëtarëve të “Tifozave Kuq e Zi”. Ai në rrjetet sociale përpara takimit ka shkruar: “Përshëndetje çuna. Grupi ynë, siç e dini, vazhdon të jetë në bojkot. Sot kryesia jonë ka vendos që të futemi në stadium 30 minuta pasi njëri prej anëtarëve të kryesisë do t’i bëjë propozim për martesë nuses së tij. Biletat do t’i blejmë rrugës për në stadium. Kush dëshiron të vijë në orën 5, takohemi te lloto. Mbasi të dalim nga stadiumi, të gjithë bashkë do ta shikojmë ndeshjen në lokal”

Related posts

TIFOZËT NISIN FESTËN/ RONALDO dua të fitoj Championsin me JUVENTUSIN

Isa.Autor

YLLI REALIZON GOLA NË 52 NDESHJE/ Manchester City fiton kur Sterling shënon, ja statistikat e frikshme

Delo.autor

U KUALIFIKUAN ME PËRMBYSJE “TË ÇMENDURA”/ Liverpool-Totteham do luajnë finalen e madhe Champions

Delo.autor

Leave a Comment