Futboll Sport

MERKATOJA E ÇMENDUR/ Shtohet konkurrenca për Barçën, ekipi i Premier rrit ofertën për talentin e PSG

Pas Barcelonës dhe Liverpool, një tjetër skuadër është vënë në gjurmët e mesfushorit francez Adrien Rabiot. Ky i fundit do të largohet nga skuadra e PSG-së, madje që në merkaton e janarit dhe për të marrë talentin 24-vjeçar gara po bëhet e fortë.

Fillimisht u përfol se marrëveshja mes Rabiot e Barcelonës ishte e përfunduar, duke qenë se skuadra “blaugrana” ishte e vetmja që e kërkonte lojtarin. Por ditët e fundit ofertat për mesfushorin jashtë shtuar, duke hyrë në valle edhe dy ekipe britanike.

Fillimisht ishte Liverpool, që kërkon përforcime për pjesën e dytë të sezonit, ndërsa tani është radha e Chelsea të interesohet për Rabiot. Trajneri Maurizio Sarri kërkon një përforcim pas largimit të Cesc Fabregas dhe Adrien Rabiot duket se është zgjidhja e këtij problemi.

Për të mundur konkurrencën dhe për të realizuar këtë transferim që në janar, “blutë” e Londrës janë gati të rrisin ofertën, duke ofruar një shumë më të lartë se ajo e Barçës. Tashmë do të jetë skuadra e PSG-së që do të vendosë, që është gati t’ia japë lojtarin ofertuesit më të mirë.

Related posts

SPECIALE/ Shqipëri-Kosovë; Përballja ku eksperienca e “vëllait të madh” i druhet talentit të “vëllait të vogël”

Sadik.Autor

PASOJAT E DËNIMIT NGA UEFA/ Skënderbeut i Shehit “skeptik”, ka ende vend për më mirë

Isa.Autor

“SHPËRTHEN” TIFOZERIA E KUQE/ Partizani nuk njeh mëshirë, Solomon shtang bardheblutë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment