Futboll La Liga Sport

FLET LEGJENDA/ Butrageno: SOLARI do ta tregojë veten, respekt për RONALDO por…

Santiago Solari ka vetëm pak ditë që ka marrë besimin e drejtuesve të Real Madridit për të drejtuar skuadrën deri në vitin 2021. Objektivi është rikthimi i “Los Blancos” tek rezultatet pozitive si dhe të sigurojë vendin e parë në fazën e grupeve të Champions League-s. Më shumë ngjason me një detyrim sesa me një objektiv që presidenti Florentino Perez ka dashur t’ia besojë një njeriu që e njeh mirë kampin e madrilenëve. Deri më tani Solari ka arritur të ketë një ecuri pozitive me Realin, opinion të cilin e ndaj edhe drejtori sportiv i “Los Blancos”, Emilio Butrageno. 55-vjecari rezervon fjalë pozitive edhe për Cristiano Ronaldon, ndaj të cilit ka respekt maksimal, por sulmuesi tashmë i përket së shkuarës.

“Kemi besim tek ekipi dhe lojtarët tanë. Asgjë nuk ka përfunduar. Na pret një sezon i gjatë, edhe pse fillimi nuk ka qenë nga më të mirët për ne. Gjithsesi, gradualisht po arrimë të rikuperojmë. Solari po bën një punë të mirë me skuadrën dhe jam i sigurt që në të tilla ritme do të vazhdojë. Sa i përket Ronaldos, për të kemi një respekt të madh për atë çka ai ka dhënë gjatë kohës kur luante me ne, por tashmë emri i tij i përket së shkuarës. Duhet të shohim përpara. “

Emri i Antonio Contes është përmendur shpesh për drejtimin e Realit. Sa i pëket këtyre zërave, Butrageno nuk preferoi të bënte komente, por u përgjigj shkurt:
“Nuk dua të flas rreth kësaj çështjeje, sepse Reali tashmë e ka një trajner dhe ai është Solari, i cili do ta drejtojë skuadrën deri në vitin 2021.”

Related posts

Jo vetëm Çani, ja lojtarët që kanë zhgënjyer më shumë këtë sezon në Superiore

Q.Autor

LUFTËTARI-PARTIZANI/ Kampionët në fuqi kërkojnë fitoren në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Manchester United ofron 48 milionë euro për Vidal

Sadik.Autor

Leave a Comment