Futboll

Mashtrimi i dekadës gjen si protagonist yllin e Kombëtares shqiptare

Karriera e Etrit Berishës ndryshoi rrënjësisht në verën e vitit 2013, pasi portieri ishte një ndër emrat më të lakuar në merkaton e atij viti në Suedi.

Paraqitjet e tij të mira me skuadrën e Kalmarit kishin bërë që numri një i portës të fitonte vëmendjen e shumë klubeve, por dhe një vend në Kombëtaren e Shqipërisë. Ekipi i Berishës donte ta shiste, pasi mund ta humbiste me parametra zero.

Dy ekipet e interesuara për shërbimet e portierit ishin Lazio dhe Chievo.

Dëshira e Kalmarit dhe  vetë portierit ishte të nënshkruante me Lazion, por rrugës kishte ndodhur e papritura, pasi klubi i Chievos pretendonte se “gardiani” kishte nënshkruar për ta. Menaxheri i klubit suedez të Kalmarit, Svante Samuelsson, tregon për gazetën “Offside” se çfarë ndodhi realisht në verën e 2013-ës.

Klubi i Chievos kishte gënjyer Berishën dhe kishte nënshkruar një parakontratë me të në momentin që portieri kishte qenë me Kombëtaren në një ndeshje të Shqipërisë në qytetin e Kievos.

Drejtuesit e klubit italian nuk kishin të drejtë të hapnin negociatat me Berishën, pasi nuk kishin lejen e klubit. Menaxheri Samuelsson shkoi të negocionte me klubin e Lazios në Romë dhe aty u befasua nga surpriza që ndodhi. Një menaxher i Chievos shkoi në Suedi me një zarf për portierin Berisha, ky i fundit refuzoi ta merrte pa shkuar më parë në klub.

“E hapa zarfin dhe pashë kopjet e kontratës brenda. Pashë vulën e klubit italian dhe tekstin të gjithin në italisht. Dallova dhe firmën e Berishës, në disa vende data ishte shënuar me dorë” ‘Verona 29/07/2013’. Një telash i pakëndshëm, pasi kjo datë do e bënte të rregull marrëveshjen me Berishën. Berisha dhe babai i kishin thënë se kishin qenë në qershor në Kievo, mendova nëse babë e bir do të ishin kaq të ndotur?

Berisha na kishte vënë në dijeni se kishte qenë në qershor dhe atëherë kishte nënshkruar me Chievon. Kontrata ishte e pavlefshme, ndërkohë që unë kisha arritur marrëveshjen me Lazion për shitjen e Berishës”, – tregon menaxheri i klubit suedez.

Më tej, ai tregon dhe për klubin italian si e bëri fakt të kryer se Berisha ishte lojtar i Chievos. “Kur e shitëm te Lazio, Chievo e kishte prezantuar Berishën në faqen zyrtare dhe shpreheshin se Berisha ishte lojtari i tyre që nga 1 janari i atij viti. Ata donin që ne të anulonim marrëveshjen me Lazion. U surprizova kur mora një fax nga klubi italian që kishte vendosur dhe çmimin për Berishën. Ata kërkonin 12 milionë euro për ta lënë të lirë. Ne i shkuam deri në fund kësaj situate dhe arritëm të fitonim, pasi e drejta ishte me ne”, – u shpreh menaxheri i klubit të Kalmarit.

Babai i Berishës tregohet i sinqertë kur flet në lidhje me këtë ngjarje. “Isha i bindur se kishim të drejtë, por nuk isha gjithmonë i bindur se do të kishim sukses dhe do ta fitonim ne këtë çështje”.

Related posts

AKUZAT PËR PËRDHUNIM/ Neymar përfundon në polici. Lëviz me karrige me rrota

Delo.autor

De Gea refuzon Real Madridin, është i lumtur në Manchester

Q.Autor

SEVILLA BËN “SHOPPING” NË ITALI/ Spanjollët gati të “rrëmbejnë” mbrojtësin e Milan…

Delo.autor

Leave a Comment