Futboll

Dortmund u kujtua tepër vonë. Martinez ka nënshkruar me Inter

Borussia Dortmund ka bërë një ofertë për Lautaro Martinez, por presidenti i Racing Club Victor Blanco pranon se është tepër vonë pasi ai do të luajë tek Inter.

Në ditët e fundit është raportuar se skuadra e Bundesliga-s kishte hyrë në luftë për firmën e sulmuesit duke ofruar 32.5 milionë euro, më shumë se 26.8 milionë eurot e ofruara nga Inter.

“Lautaro Martinez do të luajë tek Inter,” konfirmon presidenti Blanco.

“Fatkeqësisht për ne, Borussia Dortmund mbërriti tepër vonë me ofertën e saj. Transferimi tek Inter është 99% i bërë dhe do të jetë shumë e vështirë që ai të qëndrojë me ne pas qershorit.

Image result for Lautaro Martinez

“Martinez është një lojtar i Inter. Ka disa detaje që mungojnë midis lojtarit dhe Inter, duke përfshirë edhe vizitat mjekësore, por lojtari ka nënshkruar me Inter.

“I vetmi që mund ta ndryshojë mendjen është lojtari, pasi Racing ka mbyllur negociatat me Inter dhe marrëveshja është e bërë.

“Borussia Dortmund mbërriti tepër vonë dhe nuk kanë shanse.”

Related posts

MIQËSORJA/ Rival i “panjohur”, JORDANIA sfidon kuqezinjtë me REKORDE

Isa.Autor

Problem për Real Madridin para ndeshjes me Juventusin

Sadik.Autor

MES SPEKTAKLIT DHE EMOCIONEVE/ Reali “fluturon” në gjysmëfinale, triumfon 3-2 ndaj Dortmund, Alonso: PSG? Do jetë ndeshje e madhe

F.autor

Leave a Comment