Futboll

Matthaus: Interi po rikthehet

Matthaus beson se Interi do të kthehet për të fituar Scudetton brenda disa viteve. Projekti i nisur është në rrugën e duhur sipas gjermanit.
Për 110 vjetorin e themelimit të Interit, Lothar Matthaus, që e ka veshur për disa vite fanellën Zikaltër, tregoi për eksperiencën e kaluar në “San Siro”, ndërsa tha se “ata po kthehem”.

“Interi është familje e madhe. Ata janë në rrugën e duhur për t’u kthyer dhe për ta fituar Scudetton brenda disa viteve”, tha legjenda gjermane.

“Kam luajtur vetëm katër vite, por ishte speciale për mua. Më 1989 bëmë punë të mirë me Giovanni Trapattonin dhe tifozët. Thyem rekorde në atë sezon sepse gjithçka funksionoi për mrekulli”.

“Serie A ka qenë liga më e mirë në botë sepse luanin kampionë si; Ruud Gullit, Diego Maradona, Antonio Careca, Marco van Basten etj…”, shtoi Matthaus

Related posts

“TË LUTEM ZOT…JO…”/ Nga Barça, Reali te Kevin Love, reagimet e botës së sportit për Bryant

F.autor

“EURO 2020″/ Bëri gjithçka vetë që nga mesfusha, shikoni si Isak humbet rastin e artë ndaj Sllovakisë (VIDEO)

Delo.autor

SUPERSFIDA ME KUKËSIN/ Gega: Te Partizani jam në shtëpi, Hilën e kam llogaritur për…

Isa.Autor

Leave a Comment