Futboll Shqipëri Sport

NUK ËSHTË BROJA DHE AS HYSAJ/ Ja lojtari i Kombëtares me më shumë ndjekës në “Instagram” (FOTO)

Fama është përgjithësisht tregues i suksesit, por jo gjithmonë më të suksesshmit janë më të famshmit. Futbollisti i Kombëtares sonë i momentit është Armando Broja, sulmuesi i Southamptonit. Ai po shkëlqen në Premier League, por edhe me fanelën kuqezi la gjurmë të rëndësishme. Megjithatë, ai nuk është sportisti shqiptar më i famshëm në rrjetet sociale.

Nëse i hedh një sy futbollistëve shqiptarë në “Instagram” vë re se ata janë të ndjekur nga qindra mijëra “followers” dhe mbulohen komplimente jo vetëm nga tifozë, por dhe vajza që i admirojnë ata për pamjen fizike.
Më të ndjekurit mund ta klasifikohen lehtas në 2 kategori: Janë ata që luajnë në kampionate të mëdha, Seria A ose Premier League dhe ata që kanë pasur një karrierë të lavdishme në të kaluarën. Fjala vjen, Ermir Lenjani nuk po shkëlqen, por ai ka luajtur në kampionatin Europian 2016, ndaj famën e ka “të trashëguar”.

Në Instagramin e lojtarëve të Kombëtares (vetëm lojtarët aktivë, të thirrur në edicionin e fundit eliminator). Më i ndjekuri nuk është Broja, as Hysaj, as Strakosha.

Futbollisti më i ndjekur i Kombëtares në Instagram është Rei Manaj me 249 mijë followers.

Related posts

SHKËLQYEN NË CHAMPIONS LEAGUE/ Ja sa vlejnë dhe nga cilët kërkohen talentet e Ajax

Delo.autor

TRONDITET JUVENTUSI/ Pështyu kundërshtarin, vjen një tjetër DËNIM I RËNDË për Costën

Isa.Autor

KOMBËTARJA U-21/ Hidhet shorti për eleminatoret e “Euro 2023”, Shqipëria dhe Kosova në një grup me…

Delo.autor

Leave a Comment