Futboll

Maurizio Sarri: Po japim 101%, por nuk dimë a do na mjaftojë

Tani jeni vetëm dy pikë larg Juves. A ju bën më të qetë?
Sarri: Ne jemi tërë kohës të qetë. Po jetojmë një moment të jashtëzakonshëm dhe po japim të gjithë 101%, duke filluar nga unë, lojtarët, por edhe tifozët, që po na mbështesin pa masë, ndaj u jam borxhli atyre. Gjithsesi, nuk e di a do mjaftojë kjo, për të mbyllur sezonin në vendin e parë.

Juventusi është ende në Kupë dhe Champions. Mendoni se kjo do t’i penalizojë ata?
Sarri: Nuk besoj, pasi bardhezinjtë kanë një organikë shumë të gjerë, me dy formacione dhe çdokush atje mund të luajë si titullar. Për më tepër, nuk është hera e parë që Juventusi lufton në të 3 frontet, ndaj kanë fituar edhe eksperiencë tashmë.

A do të jetë ndeshja direkte, ajo që do të vendosë?
Sarri: Barazimi i Juventusit ndaj Spalit na tregoi se pikët vlejnë njësoj si në ndeshje direkte, ashtu edhe ndaj skuadrave që pozicionohen në vendet e fundit të renditjes. Do të preferoja ta humbja ndeshjen direkte, nëse Juventusi humb në dy takime të tjera.

A mendoni se e meritoni titullin këtë sezon?
Sarri: Mendoj se ne po luajmë një futboll mjaft tërheqës, duke fituar gjithmonë bindshëm dhe duke mos i lënë gjë në dorë rastësisë apo fatit. Jam i kënaqur edhe me atë që lojtarët po japin në fushë, që është gjithmonë më shumë se maksimumi, ndaj mendoj se nëse fitojmë titullin, e kemi merituar plotësisht.

Related posts

ZYRTARE/ JUVENTUSI arrijnë marrëveshjen për TRANSFERIMIN e mbrojtësit ZIKALTËR

Isa.Autor

KANË HUMBUR EFIKASITETIN/ Rivaldo jep ALARMIN: Barça varet nga MESSI, kjo është e…

Isa.Autor

BËRI NDËRHYRJE SPEKTAKOLARE NDAJ GRANADËS/ “Gjiganti” Courtois: Shpresojmë që rivalët…

Delo.autor

Leave a Comment