Futboll Shqipëri Sport

KATEGORIA E PARË/ Vllaznia ndalet në Shënkoll, Besa kap kreun e grupit të saj

Sot u luajtën tetë nga dhjetë ndeshjet e javës së 7-të të Kategorisë së Parë. Në grupin A ishin të gjithë në veprim, këtë të shtunë, ndërsa në grupin B pati dy “kufizime”. Kjo për shkak se Bylis-Pogradeci do të luhet nesër, ndërsa Elbasani-Lushnja të hënën.

Bie në sy ndalesa e parë në këtë kampionat e Vllaznisë. Kuqeblutë e drejtuar nga Hasan Lika nuk kanë shkuar dot më larg se barazimi pa gola në fushën e Shënkollit, një rezultat gjithsesi pozitiv, sepse nuk e cënon kreun e renditjes. Derbin e fqinjëve mes Korabit dhe Burrelit e kanë fituar bindshëm dibranët, me rezltatin 2-0, duke e prishur debutimin e Elvis Plorit në stolin matjan, në rikthimin e tij aty.

Besëlidhja ka dalë më tri pikë nga transferta me Vorën, duke iu afruar kreut të këtij grupi. Ka “ngecur” në barazimin pa gola Dinamo, në vizitën që i bëri Ilirisë në “Redi Maloku, megjithatë vendi i dytë mbetet sërish pronë e bluve kryeqytetas. Ama, tashmë ata ndiejnë “dihatjen” e afërt të lezhjanëve dhe shijakasve. Këta të fundit kanë triumfuar 2-1 në ndeshjen e sotme, duke “likuiduar” koplikasit në “Tofik Jashari”.

Sa i takon grupit B ka pasur “thatësirë” goli. Përjashtim ka bërë vetëm Mihani, që tri minuta nga fundi i lojës, përmes penalltisë, ka vendosur fatin e derbit të fqinjëve në Rrogozhinë. Një gol me peshë ky për verdhezinjtë, sepse i ngjit ata në krye, me 13 pikë, në pritje të sfidës së pogradecarëve me Bylisin, të hënën.

Më poshtë mund të njiheni me rezultatet e ndeshjeve, si dhe golashënuesit respektivë:
Kategoria e Parë, java e 7-të
Grupi A
Erzeni-Veleçiku 2-1
Golat: Goxha 10’, 40’ / Balaj 77’ (pen)

Shënkolli-Vllaznia 0-0

Vora-Besëlidhja 1-3
Golat: K.Nuri 61’ / A.Soumah 22’, E.Hoxha 65; T.Camara 83’

Iliria-Dinamo 0-0

Korabi-Burreli 2-0
Golat: Kraja 25’ (pen), 51’

Grupi B
Egnatia-Besa 0-1
Golat: Mihani 87’ (pen)

Turbina-Apolonia 0-0

Tomori-Oriku 0-0

Bylis-Pogradeci (nesër)

Elbasani-Lushnja (të hënën)

 

Related posts

Dështoi si futbollist, kush është arbitri që bëri masakër me Lushnjën? Ja si arriti Ferhataj në Superiore

Q.Autor

Manchester United shfaq interes për Lewandowskin

Q.Autor

Spanja humb organizimin e evropianit shkaku i Kosovës

Sadik.Autor

Leave a Comment