Futboll Premier League

Mbrojtësi i Arsenal pëlqehet nga Juventus…

Hector Bellerin i Arsenal ka nisur bisedimet me Juventus për një transferim te bardhezinjtë në merkaton e verës. 22-vjeçari ka pasur probleme gjatë gjithë këtij sezoni dhe nuk ka treguar formën optimale, pasi në verën e kaluar u hodh poshtë mundësia e kalimit te Barcelona.

Ai donte të shkonte në Katalonjë, por trajneri Arsene Wenger vuri veton për ta pasur në ekip. Gjithsesi, situata mund të ndryshojë në verën e ardhshme, pasi kampionët e Italisë e kanë identifikuar spanjollin si njeriu i duhur për të luajtur në të djathtë të mbrojtjes, atje ku do të largohet Litchsteiner.

 Hector Bellerin is one of Arsenals most important players and is being eyed by Juventus

Gjithashtu, Juventus është gati të përfshijë në marrëveshje edhe ish-portierin e Tottenham, Pau Lopez, sipas asaj që bën të ditur “Tuttosport”. “Zonja e Vjetër” ka ndjekur me kujdes Bellerin, që kur ai u shfaq në arenën ndërkombëtare në vitin 2014.

Verën e kaluar bisedimet ngecën pasi Arsenal kërkoi 40 milionë euro. Ish-lojtari i Akademisë së Barcelonës ka luajtur edhe me Watford, përpara se Wenger ta thërriste në “Emirates Stadium”, ku në sezonin e fundit nuk ka qenë titullar i rregullt.

Related posts

ZYRTARE/ Manchester City arrinë marrveshjen me Mahrez për shifrën REKORD…

Isa.Autor

GJEN “BONUCCIN E RI”/ Juventus synon të marrë mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, ja plani…

Delo.autor

Përcaktohen ditët dhe oraret e ndeshjeve të fundit në Serie A…

Sadik.Autor

Leave a Comment