Futboll

Mbyllet transferimi i futbollistit shqiptar, FSHF-ja reagon në kohë

Largimi i Elis Bakajt nga skuadra e Kukësit drejt ekipit bjellorus të Shakhtyor Soligorsk-it ishte lëvizja më e bujshme e Superiore. Ekipi verilindor përfitoi 120 mijë euro nga shitja e Bakajt, që u zhvendos drejt kampionatit bjellorus.

Largimi i tij hasi me disa probleme procuderiale që u mendua se do të bllokonin lëvizjen, ose më saktë aktivizimin në kohë të Bakajt. Diçka e tillë nuk ndodhi, pasi Federata Bjelloruse e Futbollit ka marrë në kohë ITC-në nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe Bakaj është gati për skuadrën e re.

Menaxheri i tij, Andi Matraxhiu, bëri të ditur lajmin me anë të një shkrimi në “Facebook”-un e tij personal. ITC-ja ka mbërritur vetëm para pak minutash dhe agjencia “EFA”, ndau me të gjithë tifozët shqiptarë lajmin e mirë për futbollistin që kanë në menaxhim, Elis Bakaj. “ Elis Bakaj eshte zyrtarisht lojtar i Shakhtyor Soligorsk.

Siç ishte lajmeruar nga agjencia jone, transferimi i tij ishte thjeshte çështje procedurash, sipas rregullave te shtetit bjelloruse dhe sistemit te federimit on-line TMS. Gjithçka tani eshte e rregullt dhe lojtari mund te aktivizohet ne ndeshjen premiere ne fundjave ndaj Dinamo Brest. EFA”, – shkruhet në njoftimin e agjencisë.

Bakaj u transferua në verë te Kukësi. Ai u kthye në titullar të padiskutueshëm dhe mjaft të rëndësishëm. Lojtari u bë lideri i ekipit, pasi në 20 ndeshje të luajtura, 19 i nisi si titullar. 30-vjeçari shënoi 12 gola duke treguar se është ende një “ujk” goli.

Bakaj kryeson dhe listën e golashënuesve në Superiore me rrjetat e tij. Aventura e tij në Bjellorusi konfirmon sulmuesin si një nga futbollistët më të suksesshëm shqiptar. Pas aventurës me Vllazninë dhe Kukësin në Shqipëri, Bakaj largohet sërish nga kampionati ynë duke mbyllur çdo aludim tjetër.

Related posts

TORINO-JUVENTUS/ Zhbllokohet derbi, De Ligt shënon për “Zonjën e Vjetër”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Largohet mbrojtësi i Juventusit, transferohet në Katar

F.autor

DHA ASIST DHE SHËNOI GOL/ Arbnor Muja në formacionin e javës në Belgjikë

F.autor

Leave a Comment