Futboll Ligue 1

Me çdo kusht Neymar, edhe qeveria franceze ndikoi që ai të linte Barçën

Kanë qenë momente me të vërtetë të vështira për Neymar-in ato gjatë verës së vitit të shkuar kur atij i duhet që të merrte një vendim me rëndësi për të ardhmen e tij: të rrinte apo të largohej nga Barcelona. PSG-ja ishte gati të bënte çmenduria (pagoi 222 milionë euro klauzolën e shitjes) por braziliani kërkonte një motiv të fortë për t’u larguar nga blaugrnat, ndërsa kishte marrëdhënie fantastike me Lionel Messi-n dhe Luis Suarez-in.

Gjithsesi në fund ai vendosi. Në mediet e huaja u shkruajt se Neymar u josh nga oferta e jashtëzakonshme ekonomike që klubi parisien i bëri, si edhe favoret e tjera. Por jo vetëm kaq. Në librin “PSG, të pathënat e një revolucion” shkruhet se qeveria madje e mbylli një sy për kalimin e tij duke ndërprerë taksat.

Sipas librit, presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi i tha politikanëve francezë: “Franca duhet që të bëjë diçka për kalimin”. Dhe ish presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, i cili është një fans i PSG-së, loboi në shtet që ta mbyllte një sy sa i përket strukturës financiare të marrëveshjes. Gjithsesi, ministri i Punëve Publike të Francës Gerald Darmanin këmbënguli se ylli brazilian i futbollit që përfiton 36.8 milionë euro në vit është trajtuar njësoj si të tjerët.

“Nuk ka pasur ndonjë nder fiskal në lidhje me personin tij. Gjithçka u krye brenda ligjeve fiskale të shtetit. Është më mirë që zoti Neymar t’i paguajë taksat e tij në Francë se sa nëse ai shkon të luajë në një tjetër shtet. Zoti Neymar paguan atë që duhet të paguajë”,deklaroi ai.

PSG pagoi 222 milionë euro klauzolën e shitjes klubit të Barcelonës për të marrë Neymar-in. E që prej kalimit të tij në “Parc de Prince” janë shtuar lajmet se klubi francez është thjesht një stacion dhe se dëshira e tij është që të luajë për Real Madridin. Por a do ta lejë PSG-ja të lirë një prej futbollistëve më të mirë të botës?

Related posts

Neymar: “Te PSG për të bërë historinë, penalltitë i gjuaj unë!”

Q.Autor

Uruguaj-Francë/ Formacionet e mundshme: Tabarez pa Cavanin, Matuidi i skualifikuar

Isa.Autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Partizani i Mehmetit tregon “dhëmbët” Egnatias dhe e nisin vitin me këmbën e mbarë

Delo.autor

Leave a Comment