Futboll

Miku i Putin dhe mbreti i gazit, ja kush është miliarderi që do Milan-in

Milan po kalon disa ditë të nxehta për sa i takon drejtuesve. Të martën ka ardhur lajmi për falimentimin e “Jie Ande”, “kompania kasafortë” e Yonghong Li dhe konfirmimi, nga ana e Prokuorisë së Milanos, për hapjen e një dosje mbi shitjen e klubit nga “Fininvest” te “Rossoneri Sport”. Ndërkohë, sot ka ardhur letra që klubi milanez i ka dërguar presidentit, në të cilën i ka kërkuar atij që të derdhë 10 milionë eurot e parashikuara për rritjen e kapitalit. Lajmë këto që hedhin të tjera hije mbi klubin kuqezi, për të cilin interesohet një biznesmen rus.

Alisher Usmanov, 64 vjeç me interesa të ndryshme dhe drejtori i përgjithshëm i Gazprom, kolosi i gazit, duket se ka shprehur dëshirën për të blerë MIlan-in, siç ka bërë të ditur e përditshmja “Libero”.
Usmanov zotëron disa aksione të Arsenal, por shumë shpejt mund të largohet nga londinezët dhe po mendon për të bërë një investim të ri në botën e futbollit. Mik i madh i Vladimi Putin, zotëria i gazit rus njeh edhe Silvio Berlusconi-n, me të cilin është takuar shpesh herënë Sardenja.

Falë investimit të bërë për “Topçinjtë”, Usmanov është njohur me Paul Singer, tifoz i madh i klubit londinez dhe drejtuesi i fondit Elliot, kompania që i ka huazuar Li-së paratë për të blerë Milan. Biznesmeni rus, i cili ka një pasuri prej 15 miliardë dollarësh, i ka shprehur atij prej kohësh dëshirën për të blerë kuqezinjtë.

Në orët e fundit, fondi amerikan i ka huazuar edhe 35/40 milionë euro të tjera klubit italian për të mbyllur sezonin dhe për të pasur burimet e nevojshme për të shmangur përjashtimin nga kupat e Europës në sezonet e ardhshme. Sipas “Calciomercato.com”, Usmanov synon zgjerojë investimet në botën e futbollit dhe po mendon edhe për Sevilla-n.

Related posts

E BUJSHME/ 75 milionë euroshi thyen paktin me Barcelonën, ja me çfarë e joshi PSG-ja

Delo.autor

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Trajneri Dovedan merr lajmin e keq, ekipi “Ballshiot” pa dy lojtarët e rëndësishëm. Ja emrat…

Delo.autor

EKSKLUZIVE/ LIVE: Kombëtarja mbërrinë në “Elbasan Arena”, situatë e zymtë në stadium

Isa.Autor

Leave a Comment