Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NË PREMIER/ Merr 350 mijë euro në javë, por ja sa ndeshje ka munguar

Mesut Ozil vendosi një rekord të padëshiruar, pasi mbrëmë humbi ndeshjen e tij të 100-të me fanellën e Arsenalit. Një shifër e frikshme, po të kemi parasysh emrin dhe pagën që merr gjemani në Londër. Ky rekord merr përmasa vërtet kritike, po të kesh parasysh raportin e 100 mungesave në 313 ndeshje të mundshme, që nga transferimi i tij nga Real Madridi, pesë vite e gjysmë më parë.

30-vjeçari nënshkroi një kontratë fitimprurëse prej 350.000 euro në javë, në janar të vitit të kaluar, por e ka humbur statusin e titullarit të padiskutueshëm në “Emirates” në këtë sezon. Ozil nuk është i preferuar nga trajneri i ri, Unai Emery. Ai ka luajtur vetëm dy herë, që nga “Boxing Day” për shkak të problemeve shëndetësore, lëndimeve dhe arsyeve taktike.

Fituesi i Kupës së Botës me Gjermani u stërvit me ngarkesë të plotë këtë javë, pasi mungoi në fitoren e së shtunës së kaluar kundër Huddersfiled, për shkak të një problem shëndetësor. Duke komentuar mungesën e tij të vazhdueshme, legjenda e klubit, Martin Keown tha:

“Është me të vërtetë duke u bërë e turpshme tani situata me Ozil. Të humbasësh atë numër ndeshjesh është mjaft shqetësuese, apo jo? 100 ndeshje në këtë periudhë? Unë do të thoja se është shumë shqetësuese. Ne nuk e dimë, vetëm lojtari e di çfarë po nodh: a është i lënduar, apo i sëmurë?”

Related posts

“PËRBINDËSHI” RONALDO NË SHITJE/ Juventus i vendos çmim të “çmendur”, PSG gati të paguajë!

Delo.autor

(VIDEO) Mateo Kovacic “sillet” si amator, përballë me portierin nuk arrin të shënojë

Q.Autor

FLAMURTARI-TIRANA/ Trajneri Egbo kërkon të shkëputet nga rivalët që e ndjekin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment