Futboll

Milan gati 40 milionë euro për talentin e Real Madrid

Shkëlqeu në Europianin e të rinjve me Spanjën dhe për këtë arsye u ble dhe nga gjigantët e Real Madrid. Bëhet fjalë për talentin spanjoll, Dani Ceballos, i cili nuk po gjen shumë hapësira tek Los Blancos.

Sipas mediave italiane, Milani po e vëzhgon situatën rreth tij dhe kërkon të përfitojë.

Besohet se Milan mund të ofrojë deri në 40 milionë euro për shërbimet e ish-lojtarit të Betis.

Spanjolli iu bashkua Madridit për 16.5 milionë euro nga Real Betis verën e kaluar, por ka bërë vetëm nëntë paraqitje për gjigantët e Bernabeu këtë sezon.

Related posts

ATMOSFERË E ÇMENDUR/ Tifozët e Lazios bllokojnë rrugët me parulla fashiste para ndeshjes (

Delo.autor

Kukësi për fitore, trajneri i maltezëve “kënaqet me pak”

Isa.Autor

MESFUSHORI SHQIPTAR UL GJAKRAT/ Ky veprim i Xhakës e afron me shiritin e kapitenit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment