Futboll

Mourinho ofron 55 milionë euro për Varanen

Mourinho e do Varanen në “Old Trafford” dhe është i gatshëm t’i ofrojë Real Madridit deri në 55 milionë euro për kartonin e francezit.

Jose Mourinho është duke tentuar të forcojë mbrojtjen për sezonin e ardhshëm dhe objektivi kryesor i “Djajve të Kuq” është shtatlarti i Real Madridit, Raphael Varane, raporton “Daily Mirror”.

Manchester Unitedi ka bërë gati 55 milionë euro për 24 vjeçarin francez, që edhe përkundër moshës së re, tashmë numëron 3 trofe të Ligës së Kampionëve.

Sido që të jetë, “Daily Mirror” shkruan se është vështirë të marrësh Varanen nga Madridi, jo të paktën derisa aty të jetë Zinedine Zidane që e pëlqen shumë francezin dhe tashmë është titullar i padiskutueshëm në formacionin e “Los Blancos”.

Varane është pjesë e Realit që nga viti 2011. Ai po luan sezonin e shtatë në “Santiago Bernabeu”, ku ka bërë 222 paraqitje duke shënuar 10 gola. 

Related posts

SKËNDERBEU MERR LAJMIN E KEQ/ Futbollisti mbyll vitin dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit, ja sa do të mungojë…

Delo.autor

“LEGJEONARËT”/ Nedim Bajrami shënon golin e parë në Serinë A, Empoli mposhtet në shtëpi (VIDEO)

Delo.autor

“FUTBOLLI NA BASHKON”/ Lojtarët e BESËS vizitojnë qendrën sociale të fëmijëve autik (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment