Futboll

Salah dhe Messi “hapin krahun”, më i miri i 54 kampionateve kryesore europiane luan në Portugali

Vetëm një lojtar ka realizuar 30 gola në kampionat në sezonin 2017/18 para ndërprerjes për takimet e kombëtareve. Dhe nuk ishte as Leo Messi dhe as Cristiano Ronaldo. Jonas i Benfica-s ka qenë vetëm sulmuesi i pestë më i mirë në kampionatin portugez sezonin e kaluar21 gola mbrapa Bas Dost.

Por këtë herë, sulmuesi brazilian, i cili mbush 34 vjeç të dielën, ka realizuar 31 në 27 ndeshje dhe mban vendin e parë jo vetëm në kampionatin e Portugalisë, por edhe në 54 kampionatet kryesore të Europës.
Nëse Jonas do ta ruajë këtë pozicion, ai do të bëhet lojtari i katërt i ndryshëm që kryeson renditjen në po kaq sezone pas Messi-it (2016/17, 37 gola), Luis Suárez (2015/16, 40) dhe Cristiano Ronaldo (2014/15, 48).

Tre gola më mbrapa ndodhet Mohamed Salah me 28 realizime për Liverpool (kryeson garën për Këpucën e Artë, që ka një përllogaritje të veçantë për kampionatet e ndryshëm), ndërsa Messi është në vendin e tretë me 25 gola, po aq sa lojtari i Galatasaray Bafetimbi Gomis. Një tjetër e dhënë, që e bën akoma më mbresëlënëse ecurinë e Jonas, është ajo që tregon se sulmuesi i Benfica-s i ka realizuar këto 31 gola me tri ndeshje më pak se Salah dhe një më pak se Messi.

Related posts

NEGOCIATAT E PEREZ/ Trajneri i njohur i thotë “JO” Real Madridit (FOTO)

F.autor

SHKËLQEJNË “BOMBERAT” KUQEZI/ Seferi bën dopietë, Uzuni “topçi” në Spanjë

F.autor

ZBULON PRAPASKENËN ME GUARDIOLËN/ Trajneri Wenger: Më kërkoi ta merrja tek Arsenal…

Delo.autor

Leave a Comment