Moto GP

MotoGP/ Fillon nën shenjën e Ducati-t dhe Dovizioso-s

Dovizioso ka fituar garën e parë të MotoGP të zhvilluar në Katar duke lënë mbrapa Marquez dhe Rossi-in, të cilët kanë zënë respekltivisht vendin e dytë dhe të tretë.

Ka qenë një nisje e mirë për Zarco, i cili ka ruajtur vendin e parë, i ndjekur nga dy pilotët e Honda Marquez dhe Pedrosa. Edhe Valentino Rossi është nisur mirë duke u ngjitur nga vendi i tetë tek i katërti, para se të parakalonte Pedrosa-n në xhiron e tretë dhe të merrte vendin e tretë.

 
Në xhiron e gjashtë ka ardhur edhe parakalimi i radhës i “Doktorit”, i cili ka lënë mbrapa edhe kampionin në fuqi, Marquez. Në xhiron e 12-të ka ardhur shpërthimi i Dovizioso, i cili ka marrë vendin e dytë duke lënë mbrapa Rossi-n dhe Marquez.

Në xhiron e 13-të kanë ardhur dy dalje nga pista, me Rins dhe Lorenzo që kanë mbyllur garën para kohe, ndërsa Maruqez ka rimarrë vendin e dytë duke parakaluar Dovizioso, me këtë të fundit që është kundërpërgjigjur dy xhiro më vonë.

 Gara ka qenë shumë e luftuar dhe Zarco nuk ka arritur të krijoj një shkëputje me ndjekësit. Kjo afërsi i ka dhënë mundësi Dovizioso-s dhe Marquez ta parakalojnë njëkohësisht Zarco, i cili është lënë mbrapa edhe nga Rossi pak kthesa më mbrapa. Kjo treshe ka krijuar një shkëputje në xhirot e fundit, të ndarë nga pak më shumë se gjysmë sekonde.

Ka pasur emocione në metrat e fundit, me Marquez që ka marrë vendin e parë pak metra para fundit, por që e ka humbur përsëri atë duke dalë i dyti, i ndjekur nga Rossi, që ka dalë i treti, teksa Zarco, që ka kryesuar garën për pjesën më të madhe, ka dalë i teti.

Related posts

MOTO GP/ Ndryshim në testet para kampionatit

Q.Autor

KORONAVIRUSI PREK MOTO GP/ 5 teknikë pozitivë pas garës së Misano

Delo.autor

MotoGP/ Yamaha kthehet në pistën e preferuar, Rossi kërkon triumfin

Sadik.Autor

Leave a Comment