Futboll Seria A Sport

STATISTIKA/ Nga ndeshja me Sasuolon te kryegolashënues i Seria A , njihuni me shifrat e Ronaldos

Aventura e vërtetë e Kristiano Ronaldos në Serinë A nisi në javën e katërt, pikërisht kundër Sasuolos, sepse kundër jeshilzinjve erdhi edhe goli i parë, më saktë dy golat e parë, duke qenë se fitorja 2-1 në Torino në fazën e parë u vulos pikërisht nga portugezi. Dhe sot, CR7 do të gjejë përballë sërish skuadrën që e zhbllokoi, me shpresën se kundër tyre do të ketë sërish mundësinë të festojë dhe të kthejë Juven te fitorja.

0_FBL-ESP-FRAUD-RONALDO

Por gjatë kësaj periudhe, nga Sasuolo deri te Sasulo, shifrat e vendosura nga 34-vjeçari listohen më poshtë:

“CR17” – Pas 22 javësh kampionat, Ronaldo ka ditur që të marrë kryesimin e golashënuesve të Serisë A me 17 gola, lë pas Kualiarelën me 16.

ASISTET – Rendimenti pozitiv i Ronaldos në Itali nuk tregohet vetëm nga golat, por edhe nga asistet që ka ofruar për shokët e skuadrës. Shifrat momentale flasin për 6 pasime për gol, ku më decizivët ishin ata të dy të ofruar në përmbysjen kundër Napolit, në fazën e parë.

MESATARJA E GOLAVE – Sulmuesi luzitan i Juventusit ka një mesatare shënimi prej një goli çdo 112 minuta: për 17 golat e shënuar i janë dashur pak më shumë se 1900 minuta.

ronaldo`

I PALODHSHËM – Alegri nuk ka hequr praktikisht kurrë dorë prej tij, pasi Ronaldo ka luajtur 21 nga 22 ndeshje si titullar (me Atalantën zbriti në fushë në minutën e 65-të dhe shënoi golin e barazimit). Dhe të vetmin zëvendësim e ka marrë në Firence, pas 79 minutash lojë.

GODITJE STANDARDE – Ronaldo ka shënuar me të majtën, me të djathtë, me kokë dhe me penallti, por i mungon goli me goditje dënimi. Nga pika e bardhë numëron 5 gjuajtje të sakta në rrjetë (Empoli, Fiorentina, Torino, Sampdoria e Lacio), por ka gabuar kundër Kievos (pritje e Sorrentinos).

Related posts

MBROJTËSI I REAL/ Nëse vjen dikush, shpresoj të jetë aiRigers Avdo nga Rigers Avdo

Isa.Autor

FIFA, takime sekrete me “shtatë të mrekullueshmet” për një marrëveshje miliardere

Sadik.Autor

Pas ngjarjes së tmerrshme mes tifozëve, UEFA merr vendim të ashpër

Sadik.Autor

Leave a Comment