Futboll

Laçit i prishen llogaritë, probleme për titullarin e mesfushës

Laçi ka një ndeshje të rëndësishme këtë javë me Luftëtarin. Kurbinasit këtë periudhë kanë pasur probleme të ndryshme, jo vetëm në aspektin e lojës, ndërkohë që së fundmi për trajnerin Mezani ka një lajm jo të mirë në lidhje me mesfushorin brazilian Maicon Eskerda. Fantazisti i kurbinasve, kohët e fundit ka ndjerë sërish shqetësime në gju. Verën e vitit 2016, kur erdhi për herë të parë në Shqipëri, në një miqësore me Besëlidhjen këputi ligamentin dhe u rikthye në Brazil, për të ardhur sërish në fillim të këtij kampionati.

Në fillim të muajit dhjetor ai pati sërish probleme dhe mungoi për disa ndeshje, ndërkohë që së funmdi ka ndjerë sërish dhimbje. Pas kontrolleve mjekësore i është thënë se duhet të bëjë një ndërhyrje për pastrimin e gjurit, gjë që do ta lërë jashtë fushave të blerta deri në fund të këtij muaji, për të qenë gati vetëm për transfertën e Vlorë. Mungesa e tij sigurisht që i penalizon bardhezinjtë, që tashmë duhet të gjejnë zgjidhje të tjera. Jonuzi, Kallaku, Lushkja dhe Lulaj janë alternativat, por edhe Shtubina. Gjithsesi ai që vendos është Mezani.

Këtë javë në Gjirokastër do të mungojë sërish kapiteni Gentian Selmani. Portieri 20-vjeçar i kurbinasve që prej ndeshjes me Kamzën mungon për shkak të një problemi në kofshë dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë në Torino, ku po kryen terapi në J Medical, qendrën mjekësore të Juventusit. Por te Laçi ka edhe një çështje Reginaldo. Sulmuesi nga Mozambiku momentalisht është i pezulluar dhe mbetet për t’u parë nëse klubi do e falë para ndeshjes me Luftëtarin në Gjirokastër. Ai është edhe shënuesi më i mirë i ekipit me 12 gola të realizuar në kampionat. Aktualisht kurbinasit mbajnë vendin e katërt në kampionat pas 28 javësh dhe do të synojnë të mos dalin pa pikë nga Gjirokastra, çka do u shërbente atyre për të ruajtur pozicionin aktual dhe të mbanin poshtë tyre Luftëtarin, që ka dy pikë më pas se Laçi në klasifikim.

Related posts

LAZIO shtang MILANIN në frymën e fundit, Strakosha ruan vendin e Championsit (VIDEO)

Isa.Autor

SFIDA NDAJ GREQISË PËR “QATAR 2022″/ Ylli Rashica: Shpresoj që rastet tona t’i shfrytëzojmë në maksimum dhe…

Delo.autor

KAOSI NË BRAZIL-ARGJENTINË/ Ndërhyn policia dhe ambasadorët. Kërkohet depërtimi i 4 lojtarëve

Delo.autor

Leave a Comment