Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Kamza-Tirana: Zhbllokohet sfida, Sentamu kalon në avantazh bardheblutë (VIDEO)

Sfida mes Kamzës dhe Tiranës ngre siparin e javës së 10-të të Kategorisë Superiore. U përfol për futbollistë te pezulluar, por mesa duket drejtuesit kanë ndryshuar mendjen dhe disa prej tyre janë hedhur në formacionin titullar.

Të 2 skuadrat vijnë në këtë përballje nga rezultatet negative. Skuadra e Klodian Duron në 5 ndeshjet e fundit ka regjistruar 4 humbje dhe 1 barazim, ndërkohë që bardheblutë e trajnerit Mema vijnë pas 2 humbjesh radhazi. 1 pikë është diferenca mes Kamzës dhe Tiranës. 8 pikë në 9 ndeshje për 24 herë kampionët e vendit dhe 7 pikë për kamzalinjtë.

LIVE | KAMZA-TIRANA 0-1

KOMENTI LIVE: 

63′ GOOOOL TIRANA 0-1. Sentamu kalon në avantazh kryeqytetasit. 

61′ Një tjetër mundësi për Tiranën me Bedri Grecën, por gjuajtja e mesfushorit përfundon ngjitur me shtyllën.

60′ Karabeci harkon nga goditja e dënimit në të djathtë, por largon topin mbrojtja e Kamzës.

56′ Greca provon me një gjuajtje të rrezikshme, por topi shkon mbi kuadrat.

56′ Zëvendësim te Kamza, largohet Zisi, në fushë Rezi.

53′ Pranë golit Tirana, me Sentamun, por portieri Avdyli bën shpëtimtarin duke ndalur gjuajtjen e afrikanit.

49′ Greca provon të nisë Sentamin, por Arrabal neutralizon gjithçka.

46′ Starton pjesa e dytë, Tirana kryen zëvendësimin e parë, largohet Albi Doka, në fushë Toni Maveje.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Kundërpërgjigjet Tirana me Sentamun. Sulmuesi del i vetëm përballë portierit Avdyli, por gjuan në mënyrë të gabuar duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

43′ Pranë golit Kamza me anë të Roloviç, i cili del i vetëm përballë Likës, por ky i fundit bën heroin duke neutralizuar një gol të sigurt.

Rasti i humbur nga Roloviç on Vidnews.

38′ Kamza provon të rrezikojë me harkime nga krahët, por kontrollon gjithçka Ilion Lika.

33′ Plaku harkon një top të bukur në zonë, por Doka devijon në këndore.

30′ Minuta të qeta, skuadrat mbrohen mirë. Mungojnë rastet e rrezikshme.

20′ Sentamu ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Arrabal.

18’ Zisi mundohet të niset para, por ka një ndërhyrje të gabuar ndaj tij dhe fiton një goditje dënimi në mesfushë. Topi kthehet shumë mbrapa, deri te portieri.

13′ Mundësi mjaft e mirë për skuadrën e Kamzës me anë të Idrizaj, i cili ka goditur në mënyrë të gabuar nga brenda zonës.

6′ Karabeci provon me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon në duart e portierit Avdyli.

4′ Një tjetër goditje nga këndi për Kamzën, kroson Plaku, por futbollistët e Tiranës, largojnë rrezikun.

2′ Vendasit e nisin në sulm, duke rrezikuar portën e Likës. Goditja e parë nga këndi i takon Kamzës.

1′ Ka nisur takimi, Kamza shkelmon topin e parë nga qendra.

Related posts

SPECIALE/ Botërori 1990: Gjermania Perëndimore bën tripletë në tokën italiane

Isa.Autor

VAZHDON TË NGJISË SHKALLËT E HISTORISË/ Zinedine Zidane di se si ngrihen ngrihen bunkerët, vetëm një klub e ka mundur

Delo.autor

MODRIC TRANSFEROHET TEK MILAN? Zvonimir Boban “shuan” ëndrrat e tifozëve: Mesfushori do të luajë tek…

Delo.autor

Leave a Comment