Futboll

Napoli-Genoa, kuqeblutë s’fitojnë në “San Paolo” prej 9 vitesh

Gjërat nuk kanë shkuar mirë për Napoli-n kohët e fundit, me skuadrën e Maurizio Sarri-t që ka humbur kreun e renditjes së Serisë A. Në dy ndeshjet e fundit të kampionatit, Hysaj me shokë janë mundur në shtëpi nga Roma dhe kanë barazuar në “San Siro” kundër Inter. Një ecuri e pazakontë kjo për “axurrët”, të cilët do të kërkojnë të kthehen te fitorja në kampionat mbrëmjen e së dielës, kur të presin në shtëpi skuadrën e Genoa-s.

Ish-kryesuesit e kampionatit italian nuk mund të gabojnë më dhe do të kenë një mundësi të mirë për të marrë një sukses që do t’i bënte mirë moralit të ekipit. Genoa, në fakt, mban vendin e 13-të dhe duket se ka ulur pak ritmin pas një serie pozitive rezultatesh që e kanë ndihmuar të dalë nga zona e rënies nga kategoria. Dy humbjet e pësuara nga Napoli në këtë sezon kanë ardhur në “San Paolo”, kundër ekipit që mban vendin e parë dhe atij që mban vendin e tretë në renditjen aktuale, kështu që ka pak mundësi që Genoa t’i shtohet kësaj liste.

Për më tepër, Napoli ka fituar të gjitha ndeshjet e kampionatit të luajtura në shtëpi kundër skuadrave në gjysmën e dytë të klasifikimit dhe në këtë takim pritet të ndodhë e njëjta gjë. Skuadra në vështirësi nuk kanë pasur fat kundër Napoli-t në këtë sezon, me “axurrët” që nuk kanë pësuar gol në katër nga pesë ndeshjet e kampionati të luajtura në shtëpi kundër ekipeve që ndodhen poshtë Genoa-s në klasifikim. Vetëm Lazio dhe Roma kanë shënuar kundër Napoli-t në kampionat që nga fillimi i shkurtit.

Shifra dhe Fakte
– Genoa nuk fiton një ndeshje të kampionatit në fushën e Napoli-t që nga shkurti i 2009-ës: 6 humbje, 2 barazime.
– Pas 10 fitoreve radhazi, Napoli ka marrë vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit të kampionatit.
– Napoli ka pësuar katër gola në ndeshjen e fundit të luajtur në shtëpi, po aq sa kishte pësuar në gjashtë ndeshjet e mëparshme të kampionatit të luajtura në “San Paolo”.

Related posts

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë: Gola dhe emocione në Champions League

Isa.Autor

RËNIA E PORTIERIT NGA KATI I GJASHTË/ Klubi i Partizanit del me njoftim zyrtar: Ja gjendja e Teqjes…

Delo.autor

BARCELONA – LEONESA/ Katalanasit kërkojnë kalimin në çerekfinale të Kupës së Mbretit (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

Leave a Comment